Prenk Pervizi
Prenk Pervizi (Skuraj, Perandoria Osmane, 4 maj 1897 - Bruksel, 6 shtator 1977). Kreu Gjimnazin ne Shkoder (1904-1914), Akademine Ushtarake ne Vjene (1914-1918), dhe Shkollen e Luftes ne Torino (1929-1933). Oficeri me i larte dhe me i pergatirur i Ushtrise shqiptare. U ngrit ne graden Gjeneral e Minister i Mbrojtjes (1942-1944). .
Jeta
RedaktoLeu në Skuraj te Kurbinit në vatrën e Ukasanaj-Pervizëve, i biri i Frrok Prendit dhe i Mrikës. Pervizët qenë shtëpi e rendesishme dhe fortë në krahinë, sidomos fillim shek. XX kur i pari i shtëpisë Gjin Pjetër Pervizi ia lartoi emrin shtëpisë së vet, duke udhehequr kryengritjen e Kurbinit me 1903-1912, qe u kurorezua me ngritjen e flamurin kombetar ne Milot me 28 nentor 1912, njekohesisht me Ismail Qemalin ne Vlore.
Gjate kohes se Vjenes (1914-1918), njihet e miqesohet me Ahmet Zogun, dhe bashkepunon me te ne te gjithe periudhen 1918-1939. Me t'u kthyer në Atdhe emrohet qark-komandant i Krujës. Me graden kapiten caktohet ne mbrojtjen e Kongresit te Lushnjes me janar 1920. Shquhet gjatë përleshjeve me trupat serbe per debimin e tyre (1920-1921), ku eshte i perfshire ne shtabin e operacioneve me Bajram Currin, Elez Isufin, major Preng Jakun, Muharrem Bajraktarin, etjere ushtarake. Në tetor 1921 i ngarkuar nga ministri Mehdi bej Frashëri bashkë me major Preng Jakun të shuajn gjurmët e rebelizmës dhe të trupave serbe që destabilizonin gjendjen në Mirditë, ku do të bashkëvepronte me forcat e çrregullta të Bajram Currit dhe Elez Isuf Ndreut. Në mars 1922 i besohet prej Ahmet bej Zogollit mbrojtja e Tiranes nga sulmi i rebeleve dibrane te Elez Isufit. Ze pozicion te Pusi i Madh i Pazarit të Vjetër të Tiranës ku ne nje beteje qe zgjati 16 ore i shpartallon forcat rebele te Elez Isufit,[1] duke e deshtuar grushtin e shtetit, qe do te rrezikonte e destabilizonte Shtetin e ri shqiptar te sapo krijuar. Gradohet kap. Kl. I-re per merita lufte.
Mbas Lëvizjes së qershorit '24 mërgon për në Mbretërinë Serbo-Kroato-Sllovene bashkë me mikun e tij Ahmet Zogun e shume ushtarake te tjere besnike. Kthehet në dhjetor me të ashtuquajturin "Triumfi i Legalitetit". Nsderkohe Prej qëndrimit neutral që mbajti Bazi i Canes , Prenk Pervizi e aviti me prijësin matjan që kishte tashmë frerat e shtetit[2] i shpallur President i Republikes se Shqiperise.
Zogui ndau Shqipërinë në katër zona ushtarake ndër ushtarakët besnikë që e rrethonin, të cilët vinin nga fise të forta, Prenka, per meritat e tij te padiskutueshme, u bë zonë-komandant i qendrës ku përfshihej Tirana. Keto kater zone-komandante ishin: Prenk Pervizi (Qender), Muharrem Bajraktari Verilindje, Fiqri Dine (Veriperendim) e Hysni Dema (Jug). Me dhjetor 1926, iu dhane fuqi të jashtëzakonshme prej Presidentit Zog, kur ndodhi Lëvizja antikombetare e Dukagjinit e organizuar nga Jugosllavia me disa tradhetare per te destabilizuar gjendjen ne Shqiperi. Ai e mposht ate rebelim me nje strategji te perveçme qe beri jehone ne gjithe Shqiperine. Ishte hera e dyte qe ai i dilte zot Athdeut ne momente teper te veshtira. Fatkeqesisht periudha e diktatures komuniste i la ne heshtje keto ngjarje jetike per vete fatet e Shqiperise.
Në vitet 1929-1934 i shoqëruar nga familja dhe tre djemt Valentinin, Gencin dhe Lekën që vazhdonin shkollimin në Itali, vendohen në Torino ku do të ndiqte Shkollën e Luftës (Shtamadhorise). Qëndrimi atje e bëri të njihej e miqesohej me princin trashëgimtar të kurorës, qe mbasandej ishte mbreti i fundit italian, Umbertin II të Savojës. I dalluar ne mesime e manovra ushtarake dekorohet Oficer i Urdhërite Larte kalorësiak të Shenjtëve Mauricio dhe Lazër. Në Torino do të qëndronte deri më 1933. U Emërua pastaj inspektor i studentëve shqiptarë në Itali dhe u vendos në Firence deri më 1935.
Kthehet në atdhe dhe pastaj pjesëmarrës i Komisionit të Mbikëqyrësave të Huaj në Luftën e Abisinisë më 1935-'36. Në korrik-gusht 1936 përfaqëson Shqipërinë në Manovrat e Medha Italisë të mbajtura në Irpinia. Ka takim me vete Benito Musolinin, qe aludon per Shqiperine, gje qe ai ia referon Mbretit Zog, qe s'i jep rendesi e s'merr asnje mase mbrojtese.
Me organizimin e përvjetorit të njëzetepestë të Pavarësisë, i jepet rangu i kolonelit dhe nderohet me Urdhërin e Besës dhe Oficer i Madh i Urdhërit të Kurorës së Italisë, per misionin ne Luften e Abisinise.
Pushtimi i Italisë
RedaktoMe të mbaruar lufta në Spanjë, shpallur nga Gjeneralisimi Franko me 1 prill 1939, gjashte dite me vone me 7 prill 1939 Shqipëria pushtohet brenda tre diteve nga trupat italiane pa hasur ne ndonje rezistence (perveç heroizmit vetmohues te Mujo Ulqinakut, Hero Kombetar). Ne Zemblak te Korçes ne shtepine e Kullajve (Gani Kulles), ne takimin dramatik me Mbetin Zog, nuk mori pranimin nga Mbreti për të bërë një qëndresë të armatosur ne malet, dhe detyrohet ta mbroje e ta percielle ne Greqi. Pasi kthehet nga Greqia me urdher te Mbretit Zog, kuvendon me gjeneralët italian Pariani dhe Guzzoni, ku bien në ujdi që ushtria shqiptare të mos shpërndahej apo suprimohej dhe mos t'i bashkohej ushtrisë italiane në aksionet e saj ndaj popullsisë shqiptare. Italianey e konsideronin si krahu i djathte i Mbretit Zog, me influence te madhe ne ushtri e popull, e s'donin qe te krijoheshin trubullira.
Me luftën italo-greke, disa batalione shqiptare i qenë bashkuar divizioneve "Venezia" dhe "Julia" me Kolonel Pervizin si përfaqësues të Ushtrisë Shqiptare në komandën e lartë të operacioneve. Ne nje incident qe ndodhi ku u asgjesua nje njesit shqiptar, dhe me ankesat e gjeneralëve italianë për cilësinë e dobët të ushtarëve shqiptarë, Prenk Pervizi ua perplas ne fytyre gjeneraleve italiane, Praska e Soddu, se ushtria shqiptare nuk behet mish per top. Mbledh shtabin e oficereve shqiptare ne varesi te tij, ku vendoset braktisja frontit sa te filloje sulmi i forcave greke. Bataljoni "Tomorri" nen komanden e major Spiro Moisiut mori urdhër prej komandantit tij te tërhiqej nga fronti, pa u delmtuar sikur nje ushtar. Kjo beri qe Korça te pushtohej nga Greket e italianet te pesonin nje disfate te madhe. U shkarkuan disa gjenerale deri dhe mareshalli Badoljo, ku iu dha komanda e pergjithshme Gjeneralit Ugo Kavalero. Italianet s'munden me marre masa drastike dhe u kufizuan me heqjen e trupave shqiptare dhe transferimin e tyre ne Veri. Prenk Pervizin bashkë me shtabin e nje pjese te ushtrise tij e degdisën dhe e izoluan në malësitë e Pukës. Me vone per te zbutur gjendjen e acaruar nga ngjarjete fronti grek, Prenka u ngrit në gradën e Gjeneralit, dhe e nxorën në dispozicion duke ia hequr funksionet drejtuese në ushtrinë shqiptare. Por tashme pushtimit te Italise po i vinte fundi, qe po pushtohej nga forcat Aleate.
Kapitullimi i Italisë, prania gjermane dhe mërgimi
RedaktoMë 8 shtator 1943 Italia kapitullon. Prenk Pervizi detyron Gjeneralin Dalmazzo te dorezoje komanden e te largohet nga Shqiperia. Boshllëku i pushtetit mundohet të riorganizohet nëpërmes Mehdi bej Frashërit si kryetar i një Këshilli të Naltë Regjence. Në tetor qeveria Mitrovica emëron gjeneral Pervizin ministër të Mbrojtjes, me graden Gjeneral divizioni. Komanda e Mbrojtjes Kombëtare së atëhershme quhej Komanda Shqiptare e Mbrojtjes, ku Komandant i Pergjithshem (Minister i Mbrojtjes) u be Prenk Pervizi me shef të Shtabit të Përgjithshëm gjeneralin Gustav von Myrdac,[3]. Duke kundershtuar e mos lejuar krimin e forcave SS nga gjermanet, me te cilet prishet, del në mal pas gushtit 1944 me mbarimin e qeverisë Mitrovica, ku bashkëvepron me misionin anglez, Koloneli Meklin, kapitenin Julian Amery dhe Kol. David Smiley. Pas lar'gimit te tyre me tetor 1944, ai strehohet ne malin e Skurajt, ne orvajtje mos organizohej nje rezistence antikomuniste, por u tradetua nga Aleatet qe s'nderhyne fare per ta ndihmuar, siç kishin premtuar. Qëndron në arrati ne mal deri në shtator 1946 kur ikën në Greqi, ku ndejti 19 vjet. Mbasandej një vit në Itali dhe njëmbëdhjetë në Belgjikë, ku vdes më 6 shtator 1977, e ku e ka varrin.
Persekutimi i Pervizëve
RedaktoFisi dhe familja e tij pësoi përndjekje të pashembullt prej regjimit komunist. Kullat e Pervizëve u dogjën ne Laç e ne Skuraj. Pasurite u grabiten dhe pronat u konfiskuan, ne fshat e qytet (Tirane). Jane 23 pjesëtarë të fisit qe u burgosën, internuan ose u pushkatuan. E ama, nane Mrika, beri pese vjet internim e vdiq ne kampin famekeq te Tepelenes me 1950 m ne moshen 90 vjeçe. E shoqja, Prena, u internua qe me 1945 për 32 vjet dhe vdiq në Plug të Lushnjës më 1977. Djali i dyte genz, vdes ne kampine Gradishtes me prill 1989, pas 10 vjet burg e 33 vjet internim. Tre djemt Valentini, Genci dhe Leka bënë gjegjësisht 47, 43 dhe 45 vite dënime. Shuma e përgjithshme e dënimeve për gjithë familjen dhe të afërmit e tjerë të këtij fisi arrin në afro 700 vjet, prej ku vetem trungu familjar i tij 482 vjet.[4]
Librat
Redakto5. General Alberto Stroessner,.....Prenk Pervizi, etj.... Edit Wiki, 2014.
6. Prenk Pervizi, Lufta e Abisinise, Dorian, Bruksel, 2014.
7. Prenkk Pervizi, Shenime per organizimin e Kombit per lufte, ,
Shtypshkronja Ushtarake, Tirane 1935.
8. Gjeneral Prenk Pervizi ne shtypin shqiptar, Bruksel, 2009.
9. Julian Amery: "Sons of tge Eagle", London, 1946.
10. David Smiley: "Asignement in Albania", London, 1984.
11. Walrher Speisipp :"Das Folk der Schipetaren", Wien, 1985.
12. Robert Elsie: "The Tribes of Albania", London, Taurus, 2015.
Pietro Sebastiano Monari : "L'Italia nella seconda guerra mondiale: Guerra di Grecia, Roma, 2008.
Burime
Redakto- ^ Hoxha-Çelikui B., Gjenerali dhe strategu ushtarak Prenk Pervizi, gazetakritika.net 31 mars 2011.
- ^ Hidri P., "Gjeneral Prenk Pervizi", Toena, Tiranë 2002.
- ^ Golemi Z. & Golemi A., 100 vjet Shtab i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Shqipërisë, Ushtria, Viti i 67-të i botimit Nr. 15 (8168), fq. 5.Viti i 67-të i botimit Nr. 15 (8168)
- ^ Pervizi L., Persekutimi dhe dënimet e familjes së Gjen. Prenk Pervizit, 10 tetor 2008.