Mujo Cakuli i njohur më së shumti si Mujo Ulqinaku (Ulqin, 1896 - Durrës, 7 prill 1939) ishte oficer i Ushtrisë Mbretërore Shqiptare, i njohur për rezistencën e tij më 7 prill 1939 ndaj forcave italiane gjatë pushtimit italian të Shqipërisë, ku ra dëshmor dhe pas vdekjes u nderua Hero i Popullit.

Mujo Ulqinaku
U lind në1886
Vdiq7 prill 1939
Kombësiashqiptare
Emrat e tjerëMujo Cakuli
ÇmimetHero i Popullit

Biografia

Redakto

U lind më 1896 në Ulqin në një familje të vjetër qytetare ulqinake, të cilët ishin detarë dhe pronarë velanijesh. Që në moshë të vogël hyri muço (ndihmës detar) në Ulqin dhe më vonë punoi si detar në Shkodër e në Lezhë. Si nënoficer në një nënrepart të marinësDurrës, ditën e agresionit fashist italian kundër Shqipërisë u vu menjëherë në krye të detarëve të braktisur nga oficerët tradhtarë dhe organizoi me ta e me vullnetarë të tjerë qëndresën e armatosur në portin e Durrësit. Mujo Ulqinaku luftoi me trimëri e guxim të rrallë, duke vrarë e plagosur dhjetëra fashistë.[1] Ra në luftim të pabarabartë në mbrojtje të atdheut më 7 prill 1939 duke u bërë shembull i lartë patriotizmi e atdhedashurie.[2]

Trashëgimia

Redakto

Pas luftës, Mujo Ulqinakut i kushtohet busti i vendosur pranë kullës së kalasë së Durrësit. Emrin e tij e mbanë një shkollë në Durrës, nëntë rrugë në Shqipëri: në Durrës, Tiranë, Fier, Vlorë, Korçë, Sukth, Golem, Kamëz dhe Kashar[3] dhe katër në Kosovë: në Prishtinë, Dushanovë (Prizren), Berivojcë (Kamenicë) dhe Nekodim (Ferizaj).[4][5] Nga viti 2005 me vendimin e Kuvendit Komunal një rrugë në Ulqin mbart emrin e tij, në vend të emrit Ivan Millutinoviq.[6][7] Në vitin 1979 në Kinostudion Shqipëria e Re u filmua dokumentari Lufton Mujo Ulqinaku, i cili flet për mbrojtjen e tij të Durrësit. Emrin e tij e mbajtën edhe disa anije.

Shiko dhe

Redakto

Lidhje të jashtme

Redakto

Referime

Redakto
  1. ^ Kore, Blerim (7 prill 2009). "Kur mbreti italian Viktor Emanueli, vizitonte Gjirokastren". Koha Jone. Koha Jone. Arkivuar nga origjinali më 8 tetor 2010. Marrë më 2 shtator 2010. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ Zeqo, Mojkom (1980). Mujo Ulqinaku. Tiranë: 8 nëntori Pub. House. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ "ASIG Geoportal". geoportal.asig.gov.al. Marrë më 2023-07-31.
  4. ^ "Fillimi - KGP". geoportal.rks-gov.net. Marrë më 2023-08-01.
  5. ^ "ДП "Комплекс хотела Трепча" у Митровици, списак радника који су стекли право на део прихода оствареног приватизацијом ДП "Комплекс хотале Трепча" у Митровици" (PDF). kta-kosovo.org. Косово Траст Ејџнси. 25 tetor 2005. Arkivuar nga origjinali (PDF) më 4 mars 2016. Marrë më 30 shtator 2013. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  6. ^ "Ulice u sluzbi nacionalizma". dan.co.me. Dan online. 5 tetor 2012. Marrë më 30 shtator 2013. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  7. ^ Rikthehet kontestimi i emrave të rrugëve dhe shesheve të Ulqinitvisit-ulcinj.com