40°29′05″N 19°30′47″E / 40.4846°N 19.5131°E / 40.4846; 19.5131

Lumi Devoll (196 km) buron në këmbë të Gramozit, vazhdon rrjedhën e vet në veri drejt qytetit të Bilishtit, për t’u kthyer më pas në perëndim nëpër grykën midis Malit të Thatë në veri dhe Moravës në jug, ku bashkohet në thellësi me lumin Osum, që buron po nga Gramozi, dhe formojnë së bashku Seman.

Sipërfaqja e ujëmbledhëse është 3.139 km² dhe lartësia mesatare mbi nivelin e detit është rreth 960 m. Prurja mesatare e Devollit është 49,5 m³/s, ushqehet kryesisht nga ujërat sipërfaqësore. Mineralizimi i ujit është 390 mg/l.

Grykën që lidh fushën e Devollit me atë të Korçës, atë të Cangonjit, helenët e vjetër e kanë quajtur (Propilion) me kuptimin “roje e portës”. Mendohet se nga ky emër i vjetër ka ngelur emri i fshatit të sotëm Pilur (Komuna Progër, rrethi i Devollit), në krahun e majtë të rrugës nacionale Bilisht-Korçë.

Referime Redakto

Lidhje të jashtme Redakto