Lumkuqi
Lumkuqi është një rrjedhë e vogël ujore që buron në rrethinat e fshatit Sllakoc të komunës së Vushtrisë për çka njihet edhe si lumi i Sllakocit. Lumkuqi është një degë e lumit të Sillnicës dhe sipas veçorive gjeomorfologjike, hidrografike dhe natyrore të shtratit të tij, ekzistojnë kushtet për ngritjen e një akumulimi artificial të ujit.