Lundërza
Ky artikull nuk citon asnjë burim, prandaj mund të mos jetë i saktë.(Nëntor 2019) |
Lundërza (Lutra lutra), e njohur edhe si vidra, është një lloj gjitari mishngrënës i familjes Mustelidae. Emrat lundërza evropiane, lundërza evroaziatike dhe lundërza e zakonshme i referohen këtij lloji. Lundërza është kafshë e familjes së shqarthëve, me trup të lartë deri 30 cm, të gjatë 120–150 cm me ngjyrë gështenjë, më të çelur nga ana barkore dhe peshon 6–15 kg. Jeton 14-16 vjet. Është e përhapur në të gjithë Evropën, në Azi dhe në Ameriken e Veriut dhe ne disa pjese te Amerikes se Jugut. Në Shqipëri ndeshet kudo në brigjet e lumenjve, kënetave, liqeneve e pellgjeve ku ndërton strofkën duke hapur galeri me dy dalje, nën ujë e për ajrosje.. Ushqehet me peshq, bretkosa, shpendë e vezët e tyre. Është vepruese kryesisht gjatë natës. Është e dëmshme në ekonomitë e rritjes së peshkut. Gjuhet për gëzofin e saj me vlerë, me qime të shkurtra, të buta, të dendura, me ngjyrë kafe e të shkëlqyeshme.
Lundërza | |
---|---|
Klasifikimi shkencor | |
Mbretëria: | |
Filumi: | |
Klasa: | |
Rendi: | |
Familja: | |
Nënfamilja: | |
Gjinia: | Lutra
|
Lloji: | lutra
|
Përhapja |