Hape menynë kryesore

Carnivora (fjalë për fjalë: Carnivora; carō [rrënja carn-] "mish", + vorāre "gëlltit") janë një rend, që përfshinë më shumë se 280 lloje të gjitarëve placentalë. Të njohur edhe si karnivorët, janë më të shumëllojshmit në madhësi sa i përket rendeve të gjitarëve, duke filluar nga nuselala (Mustela nivalis), që më së pakti mund të ketë 25 g dhe 11 cm gjatësi, tek ariu polar (Ursus maritimus), që mund të peshoj deri në 1,000 kg, e deri tek elefanti jugor i detit (Mirounga leonina), ku meshkujt e rritur peshojnë deri në 5,000 kg dhe kanë gjatësi deri në 6.9 m.[1]

Carnivora
Order Carnivora.jpg
Mishngrënës të ndryshëm, me feliformët (tigri, hiena, civeti) dhe kaniformët (ariu i murrmë, ujku dhe hamëtorja)
Klasifikimi shkencor
Mbretëria: Animalia
Filumi: Chordata
Klasa: Mammalia
Rendi: Carnivora
Familjet

Disa mishngrënës, siç janë macet dhe këmbëlopatat, janë të varur plotësisht në ushqyerjen me mish. Të tjerë, si rakunët dhe arinjtë, në varësi të habitatit lokal, janë më shumë omnivorë: panda gjigante është pothuajse plotësisht herbivore, por do mund të hante peshk, vezë dhe insekte, ndërsa ariu polar ushqehet kryesisht me foka. Mishngrënësit kanë dhëmbë dhe kthetra për kapjen dhe ngrënien e kafshëve të tjera.

gjuhën shqipe njihen edhe si bisha ose egërsira.[2]

KlasifikimiRedakto

Shiko dheRedakto

ReferimetRedakto

  1. ^ Bowditch, T. E. 1821. An analysis of the natural classifications of Mammalia for the use of students and travelers J. Smith Paris. 115. (refer pages 24, 33)
  2. ^ Fjalori enciklopedik shqiptar, 1980