Lusi Rie
Damë Lucie Rie (16 mars 1902 - 1 prill 1995) ishte një poçare britanike. Ajo lindi në Austri.[1] Ajo punoi si poçare e pavarur në Britaninë e Madhe në një kohë kur shumica e poçarëve të qeramikës ishin burra. Lusi kishte dije të mëdha teknike duke eksperimentuar gjatë me lustrat, pjekjen dhe teknika të jashtëzakonshme dekorative.[2][3][4]
Dama Lusi Rie | |
---|---|
U lind në | Lusi Gomperz 6 mars 1902 Vjenë, Austri |
Vdiq | 1 prill 1995 Londër, Angli |
Kombësia | britanike |
Arsimi | Kunstgewerbeschule |
Njohur për | Poçari |
Jetëshkrimi
RedaktoVitet e hershme dhe edukimi
RedaktoLusi Gomperz lindi në Vjenë dhe ishte fëmija i vogël i Giselës dhe Benjamin Gomperzit, i cili ishte mjek hebre e konsulent i Sigmund Frojdit. [5] Lusi kishte dy vëllezër, Pol Gomperz dhe Tedi Gomperz. Poli u vra në frontin italian në Luftën e Parë Botërore, 1917. Ajo u rrit me një frymë liberale. [6]
Ajo mori mësime qeramike nën drejtimin e Majkëll Povolnit në Kunstgewerbeschule të Vjenës. Ajo ishte një shkollë artesh dhe zanateve të lidhura me Wiener Werkstätte, 1922.
Karriera në Vjenë
RedaktoKur ishte në Vjenë, Lusi u frymëzua dhe u nxit nga daja i saj, i cili kishte një koleksion arti, drejt arkeologjisë dhe arkitekturës. Ajo ngriti studion e saj të parë në Vjenë në 1925-ën dhe pati ekspozitën e saj në të njëjtin vit pranë Ekspozitës Ndërkombëtare të Parisit. Ajo ndikohej nga neoklasicizmi, jugendstili, modernizmi dhe japonizmi. [7]
Në vitin 1937, ajo fitoi medalje argjendi në Ekspozitën Ndërkombëtare të Parisit (ekspozita për të cilën Pablo Picasso pikturoi Guernikën). Në vitin 1949, dhe pati shfaqjen e saj të parë solo si poçare.[8]
Karriera në Londër
RedaktoNë vitin 1938, Rie u largua nga Austria naziste drejt Anglisë. Këtu u vendos në një shtëpi të vogël në Londër, ku jetoi dhe kishte studion e vet. [9] Pak kohë, pasi kishte emigruar në Angli ajo u nda nga Hans Rie, një biznesmen me të cilin ishte martuar në Vjenë në 1926-ën, por divorci u bë në vitin 1940. Për një kohë ajo i strehoi fizikanin austriak Erwin Schrödinger. Për të përballuar jetesën gjatë dhe pas luftës, ajo krijonte kopsa qeramike dhe bizhuteri për dyqanet e modës. Përputhja e saktë e butonave prej qeramike me ngjyrat e veshjeve në të cilat do të ngjiteshin stimuluan eksperimentimin dhe saktësinë e Rie me glazurat. Disa nga këta butona shfaqen tani në Muzeun Victoria dhe Albert të Londrës dhe si pjesë e koleksionit Lisa Sainsburit në Qendrën e Arteve Pamore Sainsburi në Noruiç.
Në vitin 1946, Rie punësoi Hans Koperin, [10] një djalë i ri pa përvojë në qeramikë, për ta ndihmuar me kopsat. Edhe pse Koperi kishte dëshirë të mësonte skulpturën, ajo e dërgoi atë te poçar Heber Methjus, i cili i mësoi se si të bënte poçe. Rie dhe Koperi ishin partnerë të studios së Ries deri në vitin 1958. [11] Miqësia e tyre zgjati deri në vdekjen e Koperit në vitin1981.
Studioja e Ries ishte në rrugën "Albion Mews 18", me stalla të konvertuara pranë Hyde Park në Londër. Ftone shumë njerëz në studion e saj dhe gjithmonë i qeraste vizitorët me çaj dhe tortë. Studioja mbeti pothuajse e pandryshuar gjatë 50 viteve që ajo e pushtoi dhe është rindërtuar në galerinë e qeramikës të Muzeut Victoria dhe Albert .
Rie ishte një mike e Bernard Leach, një nga figurat kryesore e studiove britanike të qeramikës në mesin e shekullit të 20-të.[12] Pavarësisht nga ndikimi kalimtar, qeramika e saj me ngjyra të ndezura, delikate, moderniste qëndron veçmas nga puna e nënshtruar, fshatare dhe orientale e Leach. Ajo dha mësim në Kolegjin e Arteve Camberwell nga 1960-a deri në 1972-ën.
Ajo ka marrë çmime të ndryshme për punën e saj të suksesshme. Krijimet e saj më të njohura janë vazot, shishet dhe tasat, të frymëzuara nga Japonia dhe shumë vende të tjera. Ka edhe vepra të tjera si kopsat, të cilat ajo ia la trashëgim mikut të saj të ngushtë, stilistit japonez Issey Miyake. [13] [14] [15]
Rie u intervistua në vitin 1982 në studion e vet nga David Atenborouh. [16] [17]
Vdekja
RedaktoNë vitin 1990, ajo u tërhoq nga arti i qeramikës, pasi pësoi disa goditje të njëpasnjëshme. Ajo vdiq në shtëpinë e saj në Londër më 1 prill 1995, në moshën 93-vjeçare. [18] [19]
Trashëgimia
RedaktoVepra e Ries karakterizohet nga tipare kozmopolite. [20] Njihet më shumë për format e veçanta të tasave dhe shisheve. Arti i saj i qeramikës është shfaqur në koleksione të ndryshme anembanë botës, si: Muzeu i Artit Modern në Nju Jork, Galeria e Artit në Jork në Mbretërinë e Bashkuar, Muzeu i Artit Carnegie në Pitsburg dhe Muzeu Paisli në Skoci. [21] [22] Ajo frymëzoi shumë artistë gjatë karrierës së saj 60-vjeçare dhe zhvilloi përpunimin e furrës. [23] Studioja e saj u zhvendos dhe u rindërtua në galerinë e re të qeramikës në Muzeun Victoria dhe Albert të hapur në 2009-ën. Mori titullin "Dame Commander". [24] Në vitin 2023, një ekspozitë e madhe e punës së Ries u mbajt në Muzeun Holburne në Bath, mbi 100 artikuj që përfaqësonin 60 vjet të punës së saj nga pjesët e hershme të bëra në Vjenë e deri te një tas me ngjyrë mjedër e bërë, kur ajo ishte 88 vjeçe. [25]
Çmime dhe mirënjohje
Redakto- 1937 Medalje argjendi në Ekspozitën Ndërkombëtare të Parisit
- 1968 Oficer i Urdhrit të Perandorisë Britanike (OBE)
- 1969 Doktor nderi nga Kolegji Mbretëror i Artit [26]
- 1981 Komandant i Urdhrit të Perandorisë Britanike (CBE)
- 1991 Dame Komandant i Urdhrit të Perandorisë Britanike (DBE)
- 1992 Doktor Nderi nga Universiteti Heriot-Watt [27]
Referime
Redakto- Birks, Toni. Lucie Rie, Stenlake Publishing, 2009. ISBN 978-1-84033-448-7
- Coatts, Margot (red.). Lucie Rie dhe Hans Coper: Potters in Parallel, Herbert Press, 1997. ISBN 0-7136-4697-7
- Cooper, Emmanuel (ed.). Lucie Rie: Jeta dhe puna e Lucie Rie, 1902–1995, Ceramic Review Publishing Ltd., 2002. ISBN 4-86020-122-1
- Frankel, Cyril. Pots moderne: Hans Coper, Lucie Rie dhe bashkëkohësit e tyre, University of East Anglia Press, 2002. ISBN 0-946009-36-8
- "Dame Lucie Rie, 93, qeramike e njohur", New York Times, 3 prill 1995, B10
Lidhje të jashtme
Redakto- Erskine, Galeria Hall & Coe Arkivuar 4 mars 2018 tek Wayback Machine
- BBC Woman's Hour, 15 mars 2002
- Muzeu Amerikan i Artit Qeramik, një përzgjedhje e veprave të saj gjendet në Koleksionin e Përhershëm të AMOCA 16 maj - 26 korrik 2015
- Justine Olsen, kuratore e Arteve Dekorative dhe të Aplikuara në Muzeun e Zelandës së Re Te Papa Tongarewa, intervistuar në Lucie Rie: Lucie Rie & New Zealand Modernism Arkivuar 5 shkurt 2023 tek Wayback Machine
- Qeramisti nga Zelanda e Re, John Parker, u intervistua për të punuar me Lucie Rie në Londër në vitet 1970 Një lidhje me Zelandën e Re
Referime
Redakto- ^ "Rie, Dame Lucie". Academic.ru (në anglisht). Marrë më 26 maj 2017.
- ^ "Lucie Rie: The Adventure of Pottery". The Holburne Museum (në anglishte amerikane). Marrë më 2023-09-13.
- ^ Smith, Isabella (2022). Lucy Rie (në anglisht). Eiderdown Books. ISBN 978-1916041691.
- ^ Hallett, Florence (2023-03-23). "Lucie Rie: A refugee's great pottery showdown". The New European (në anglishte britanike). Marrë më 2023-09-13.
- ^ Cooper, Emmanuel (2 prill 1995). "Obituaries: Dame Lucie Rie". The Independent (në anglisht). Marrë më 26 maj 2017.
- ^ "Rie's Upbringing". 28 maj 2012.
- ^ "Encyclopedia Britannica Entry".
- ^ "Rie's First Show" (në anglisht).
- ^ Lydia Figes (22 shtator 2020). "Ten women artists of Jewish heritage represented in UK collections". Art UK (në anglisht). Marrë më 28 shtator 2020.
- ^ "Hans Coper: A Modernist Potter (1920-1981)". Ceramics Today (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 12 nëntor 2007.
- ^ "Classic Ceramics - Top Pots At The Shipley Art Gallery". Culture24 (në anglisht). Marrë më 26 maj 2017.
- ^ Gowing, Christopher; Rice, Paul (1989). British Studio Ceramics in the 20th Century (në anglisht). Barrie and Jenkins. fq. 113. ISBN 0-7126-2042-7.
- ^ Rosen, D.H. (8 maj 2009). "Issey Miyake's "U-Tsu-Wa" filled with character and inspiration". The Japan Times (në anglisht). Marrë më 26 maj 2017.
- ^ Stewart, Robin (3 mars 2016). "Prêt-à-Potter: Lucie Rie's Ceramics". Sotheby's (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 4 mars 2018. Marrë më 26 maj 2017.
- ^ Cooper, Emmanuel. "Her work, timeless and majestic, remains a lasting and enduring testament to the art of the potter". Sotheby's (në anglisht). Marrë më 5 dhjetor 2020.
- ^ "Lucie Rie (1982)". BFI (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 20 dhjetor 2019. Marrë më 13 shtator 2023.
- ^ Attenborough, David (5 shtator 2017). "Sir David Attenborough Remembers Dame Lucie Rie". Sotheby's (në anglisht).
- ^ "Lucie Rie". Galerie Besson (në anglisht). Marrë më 3 dhjetor 2015.
- ^ "10 fascinating facts about the potter Lucie Rie | The Arts Society". theartssociety.org (në anglisht). Marrë më 2023-09-13.
- ^ "Museum's ceramic collection boosted by £20,000 Art Fund bequest". The Art Fund (në anglisht). 24 prill 2008. Arkivuar nga origjinali më 9 shkurt 2018. Marrë më 11 qershor 2012.
- ^ "Bowl, Lucie Rie (English, 1902–1995) c. 1980". Carnegie Museum of Art (në anglisht). Marrë më 4 mars 2017.
- ^ "Earthenware shallow bowl by Lucie Rie". The Art Fund (në anglisht). Marrë më 3 dhjetor 2015.
- ^ "Kiln Technique" (në anglisht).
- ^ "Awards" (në anglisht).
- ^ Cooke, Rachel (2023-03-12). "Lucie Rie: The Adventure of Pottery; Peter Doig – review". The Observer (në anglishte britanike). ISSN 0029-7712. Marrë më 2023-09-13.
- ^ Heath, Sophie (28 shtator 2006). "The Lucie Rie Archive at the Crafts Study Centre". AHDS Visual Arts database (në anglisht). University College for the Creative Arts at Canterbury. Arkivuar nga origjinali më 28 shtator 2006.
- ^ "Honorary Graduates". Heriot-Watt University Edinburgh (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 18 prill 2016. Marrë më 5 prill 2016.