Panairi i botës

This is the stable version, checked on 31 korrik 2022. 1 pending change awaits review.

Panairi i botës është emri gjenerik që përdoret panaire të mëdha që janë mbajtur që nga mesi i shekullit të 19-të. Organizata zyrtare pranuese është Bureau International des Expositions ose BIE.

Logo e BIE

Panairet e aprovuara nga BIE klasifikohen në universale, dhe ndërkombëtare ose të specializuara, të cilat zgjasin nga 3 në 6 muaj. Nga ana tjetër shtetet mund të organizojnë panairet apo ekspozitat e tyre pa mbështetjen e BIE.

Panairët Universalë

Redakto

Panairët Universalë trajtojnë tema të përgjithshme që prekin shumë fusha të njerëzimit në perjudha të caktuara. Ky lloj panairi zakonisht ka tema në të cilat shtetet e ndryshme bazojnë panairin e tyre. Tema për Panairin e Lisbonës (1998) ishte "uji" ndëersa tema për panairin që po zhvillohet aktualisht në Japoni është "zgjuarsia e natyrës". Panairët Universalë mbahen më rrallë se panairët e specializuar apo ndërkombëtarë sepse janë më të kushtueshëm. Për ti dalluar ato nga panairet në nivel më të ulët, pavjonet e një panairi universal duhet të projektohen dhe të ndërtohen nga fillimi. Kjo sjell edhe garën për ndërtesën më të bukur si për shëmbull Japonia, Franca, Maroku dhe Spanja ne Expo '92. Panairët e veçuara si universalë janë Expo '58 i Brukselit, Expo '62 i Seattle, njohur si panairi i shekullit të 21-të, Expo '67 i Montrealit, HemisFair '68 i San Antonios, Expo '70 i Osakas, Expo '84 i Neë Orleans-it, Expo '88 i Brisbane-it, Expo '92 i Seviljës, Expo '98 i Lisbonës, dhe Expo 2000 i Hannover-it. Expo 2005 po zhvillohet aktualisht në Aichi, Japoni. Shpesh ndërtesa parafabrikat përdoren për të minimizuar kostot.

BIE ka vendosur që të zhvillohen panairë universalë çdo 5 vjet me fillimin e shekullit të 21-të; kjo për shakak të numrit të shumtë të panaireve pergjatë viteve '80 dhe '90. Kjo sepse duke pasur panaire çdo vit kostot për një shtet janë shumë të larta, shëmbull për këtë është Australia e cila vendosi të mos marrë pjesë në Expo '98 për arsyen se Sevilja ishte shume afër në gjeografi dhe kohë për të justifikuar pjesëmarrjen.

Rregullat e BIE gjithashtu thone që panairet e specializuara ose ndërkombëtare mund të mbahen një herë ndërmjet perjudhës prej 5 vjetësh që ndan një panair universal nga tjetri.

Panairët ndërkombëtar dhe të specializuar

Redakto

Panairët ndërkombëtar zakonisht lidhen me një temë të caktuar dhe më specifike se ajo e universalëve si për shëmbull Transporti (Vancouver Expo '86) ose 'Kënaqja në Kohën e Teknologjisë' (Brisbane Expo '88).

Panairët e specializuar kanë një temë akoma më të ngushtë si për shëmbull Panairi Ndërkombëtar i Oborreve, mbajtur në Osaka1990 dhe, Kunming, Kinë, 1999.

Panairët e specializuar dhe ndërkombëtare janë më te vegjël dhe më të lirë për tu organizuar nga komiteti drejtues dhe vëndet pjesëmarrëse sepse zakonisht kostot arkitektonike janë më të lira dhe hapsira ku ngrihet panairi vetëm merret me qera nga vendet e ndryshme pjesëmarrëse. Zakonisht strukturat ofrohen te gatshme nga komiteti drejtues i panairit. Disa thonë se kjo është zgjidhje më e mirë përderisa më shumë para investohen në interierin e strukturës.

Pas Panairit

Redakto

Pjesa më e madhe e strukturave të panairëve të ndryshëm janë të përkohshme dhe çmontohen pas panairit. Ama ka shumë raste në të cilat strukturat nuk preken. Shëmbulli më i madh është Kulla Eifel, e ndërtuar për Panairin universal të Parisit (1889). Pallati i Kristalit, nga panairi i parë botëror në Londër1851 i ndërtuar fillimisht sepse mund të riciklohej si strukturë për të shkurtuar humbjet, pati sukses aq të madh sa u leviz në një vend me rëndësi dhe u vendos sis trukturë permanente por fatkeqësisht u shkatërrua nga zjarri në 1936. Raste të tjera janë ato të Expo '92Sevilje ku 'Plaza de España' përbën një pjesë të një parku shumë të madh dhe shumë pavjone të shteteve të ndryshme janë transformuar në zyra konsullatash. Në Bruksel, Atomiumi ende egziston si strukturë në të njëjtin vënd ku u ndërtua në 1958. Ose Gjilpëra HapsinoreSeattle e cila ishte simboli i panairit të 1962, panair në të cilin pavjoni amerikan u tranformua në Qëndrën Shkencore të Paqësorit. San Antonio nuk ndryshoi Kullën e Amerikave, Instituti i Kulturave Teksane dhe qëndër mbledhjesh gjate HemisFair '68. Ndër strukturat akoma në këmbë të Expo '67 të Montreal-it janë Habitat 67, pavjoni Amerikan (tani Biosfera), pavjoni Francez (tani Kazinoja e Montrealit). Sfera e Diellit mbetet e njëjta me atë të vitit 1982 në panairin e Knoxville. Muzeu i Shkencës dhe Industrisë në Çikago mbetet e njëjta ndërtesë e ngritur në 1983, në panairin kolumbian botëror. Disa pjesë të panairëve botërorë transformohen në parqe që inkorporojnë elementë të panairit si për shëmbull:

Disa pavjone nga ana tjetër janë lëvizur menjëherë në atdhe si për shëmbull pavjoni i BRSS në Expo '67 ndodhet tani në Moskë.

Shumë ekspozita dhe lojra të krijuara nga Walt Disney dhe kompania e tij WED Enterprises për panairin botëror të Neë York-ut në 1964 (i cili vazhdoi deri në 1965), u tranferuan në aktualin Disneyland dhe vazhdojnë të punojnë edhe sot.

Shih edhe

Redakto

Lidhje të jashtme

Redakto