Mahendravadi
12°59′30″N 79°32′0″E / 12.99167°N 79.53333°E
Mahendravadi është një fshat në talukun Arakonam në Tamil Nadu, shteti jugor i Indisë. Kodi postar i fshatit është 632502. Banorët e fshatit flasin kryesisht gjuhën tamile.
Historia
RedaktoSipas sitit Indiaan Indians, rreth fshatit historik: "Mahendravadi ia detyron zanafillën e tij mbretit Pallava, Mahendra Varmani I (580–630 i e.s.). Sipas një mbishkrimi në shkrimin Pallava grantha, ky tempull shpellor u gërmua nga Gunabhara në bregun e një ujëmbledhësi të madh të quajtur Mahendra thataka në qytetin e Mahendrapuras. Tempulli shpellor është formuar nga skalitja e një pople të madhe shkëmbore që qëndronte e veçuar. Tani Garbhagriha ka një imazh të Narasimhas".[1] Kontributi i Dinastisë Pallava për zhvillimin kulturor ishte mjaft domethënës. Ata inkurajuan zhvillimin e letërsisë tamile dhe sanskrite. Dinastia Pallava fitoi emër dhe famë nëpërmjet zhvillimit të artit dhe Arkitekturës së tyre. Qyteti i themeluar prej tyre, Mallapurami përbën një vend të shquar në hartën botërore të turizmit. Edhe sot, tempujt dhe skulpturat e tyre dëshmojnë për arritjet kulturore të Dinastisë Pallava. Ky fshat u themelua nga një mbret Pallava, Mahendra Varmani I, që sundonte një mbretëri të madhe Pallava. Më vonë, djali i tij Narasimha Varmani I erdhi në pushtet dhe u përqëndrua më shumë te Mamallapurami. Fshati ka një histori prej 1,700 vjetësh dhe dëshmitë e skulpturave dhe tempujve shpellorë të Mahendravarmanit janë akoma të shquara.
Një tempull shumë i lashtë shpellor (një tempull i monolitik i skalitur në shkëmb) është nën kontrollin e Departamentit të Archeologic Survey of India (ASI). Mirëmbajtja është shqetësimi kryesor me tempujt e skalitur në shkëmb për shkak të përqëndrimit të kufizuar nga Departamenti i ASI-t. Rruga Brahmanan tregon dëshmi të një sistemi shumë të vjetër shtëpish në kulturë dhe drejt adhurimit të Lakshmi Narayanit dhe Shivës. Në fshat ndodhen dy tempuj të vjetër, përkatësisht tempulli i Shivës dhe tempulli i Lakshmi Narayananit, që përcaktojnë historinë e fshatit. Besohet se tempujt i përkasin historisë së vjetër Pallava. Tempulli i Lakshmi Narayananit ka statujat më të vjetra dhe çdo dhjetor zhvillohet një festë. Tempulli pranë liqenit është shumë tërheqës për besimtarët brenda dhe fshatrat/qytetet përreth, ku shumë njerëz vijnë dhe adhurojnë hyjneshën e quajtur "Madhuvathammani" (ose "Madhagu Kattha Amman") që do të thotë "Hyjnia e liqenit ujëmbledhës". Qyteti më i afërt është Nemili. Turistët mund ta vizitojnë qytetin për tempullin e famshëm të Veerabhatra Swamyt, tempullin e Shivës dhe Tempujt Ponniammanë.
Arsimimi
RedaktoMahendravadi ka një shkollë fillore dhe një shkollë të nëntëvjeçare. Për shkollim të mëtejshëm banorët kanë për të shkuar në qytetet e afërta si Banavaram, Nemili, Panapakkam ose Arakonam. Për shkollimin në kolegj, ata duhet të shkojnë në Kanchipuram, Tirutani, Arcot ose Vellore.
Transporti
RedaktoMahendravadi është i lidhur mirë me linja autobusi për në qytetet e afërta të Nemilit, Banavaramit, Sholinghurit dhe Arakonamit. Në fshat ndodhet një stacion hekurudhor i quajtur po "Mahendravadi" në një largësi prej 2.5 km nga fshati. Megjithatë, përdorimi i trenit nga banorët nuk është shumë i madh. Pika lidhëse është stacioni hekurudhor i Banavaramit (Sholighurit).
Bujqësia
RedaktoBujqësia është burimi kryesor i të ardhurave për banorët dhe ata janë të gjithë të varur nga vaditja nëpërmjet liqenit. Megjithatë, zona e grumbullimit të ujit të shiut është shumë e varfër me shira për mbushjen e ujëmbledhësit. Ka pasur një kanal të drejtpërdrejtë nga Palari për në fshatin Mahendaravadi, por ky kanal nuk është mirëmbajtur në mënyrë të përshtatshme dhe kjo e ka çuar fshatin në kushtet e thatësirës. Ujëmbledhësi është plotësisht i varur nga uji i Palarit dhe ana e errët është se "vetë Palari është një lum i thatë". Ujëmbledhësi ka qenë i aftë të furnizoi me burime uji shtatë fshatra të tjerë. Më 24 nëntor 2015, pas 14 vjetësh, liqeni u mbush përsëri me ujë dhe tani është një vend i këndshëm për tu vizituar.
Grama panchayati
RedaktoSistemi i pasur i grama panchayatit (këshilli i fshatit) ka qenë ndjekur që nga kohët e vjetra, për shkak të procedurave të Dinastisë Pallava. Kishte përfaqësues nga grupi i familjeve të ngjashme që do të kryenin rolin e drejtimit të një grupi të veçantë. Ka 5 përfaqësues nga grupet madhore që vendosin për të mirën e fshatit, duke vendosur objektivat e përbashkëta, zgjidhjen e problemeve, organizimin e festave dhe mirëmbajtjen e aseteve publike si liqeni, pellgu, tempulli etj.. Ata nuk e inkurajojnë policinë të hyjë dhe të zgjidh ndonjë problem familjar pasi ata ndjejnë se të gjitha problemet e fshatit duhet të zgjidhen nga faktet dhe realiteti brenda sistemit të fshatit.
Megjithatë, përgjatë kohës, në dy dekadat e fundit këta përfaqësues e humbën imazhin dhe origjinalitetin e tyre për shkak të qasjes egoiste drejt menaxhimit të objektivave të përbashkëta. Historia Pallava kishte një sistem të fortë të vetë-menaxhimit të fshatit dhe është shumë befasuese të mësosh se këta sisteme janë akoma në funksion pas 14 shekujsh.
Tempujt dhe festat
RedaktoNë fshat ekzistojnë tempuj disa shekullorë. Fshati ka tempuj historikë të Shivës dhe Vishnut, që përbëjnë trashëgimi të rëndësishme kulturore. Tempulli i Shivës menaxhohej nga jo-brahminët (jo nga kasta e priftërinjve brahminë) dhe Tempulli i Vishnut menaxhohej nga bashkësia brahmine. Çdo vit, në këta dy tempuj, festa Karthikai ishte festa më e rëndësishme e fshatit, në rrugën për tu zhvilluar në qytetin e Thiruvannamalait. Banorët e fshatit kanë respekt dhe përkushtim të madh për "Madhagukatha Ammanin" (hyjnesha që kujdeset për liqenin dhe portën e ujëmbledhësit) që gjendet pranë liqenit. Banorët besojnë se kjo hyjneshë është shumë e fuqishme dhe për të organizohet një festë e madhe vjetore. Kjo festë ka qenë zhvilluar për dy ditë dhe gjatë kësaj periudhe të gjithë anëtarët e familjeve bashkohen për tiu lutur hyjneshës për shëndetin dhe mirëqenien e tyre. Pongali është një tjetër festë e madhe e fshatit, siç festohet në të gjithë Tamil Nadunë. Ajo është një festë 4 ose 5 ditëshe dhe banorët e zhvillojnë atë gjatë periudhave të vjeljes së prodhimeve. Tani Diwali po bëhet gjithmonë e më e gjallë pasi nuk ka qenës shumë i rëndësishëm për kulturën tamile. Festa vibrante e Adi Thiruvizhas është gjithashtu shumë e shquar gjatë periudhës korrik - gusht në zonat përreth.
Shiko edhe
RedaktoReferime
Redakto- ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 3 mars 2016. Marrë më 20 shtator 2016.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)
Bibliografia
RedaktoWikimedia Commons has media related to Mahendravadi. |
Lidhje të jashtme
Redakto- https://web.archive.org/web/20081203040415/http://www.textbooksonline.tn.nic.in/Books/06/SocSci-EM/History/Chapter-9.pdf
- http://www.schools.tn.nic.in/DispSchools.asp?DCODE=29&[lidhje e vdekur]
- https://web.archive.org/web/20160303213302/http://www.indiaandindians.com/tamilnadu/vellore/vellore_temple.php
- http://ddws.nic.in/bnp_hab/school_detail.asp?scode=29&dcode=2929&bcode=2929002&pcode=020&vcode=020&hcode1=001&schcode=02[lidhje e vdekur]