Mahmoud Darwish (arabisht: محمود درويش, transliterimi: Maḥmūd Darwīsh, El-Birwa me 13 mars 1941 – 9 gusht 2008) ishte një poet dhe autor palestinez i cili konsiderohej si poeti kombëtar i Palestinës.

Mahmud Darwish

Ai fitoi çmime të shumta për veprat e tij. Mahmud Darwish përdori Palestinën si një pasqyruese për humbjen e Edenit, lindjen dhe ringjalljen, ankthin e shpronësimit dhe mërgimit. Ai është përshkruar si mishërues dhe "pasqyrues i traditës së poetit politik në Islam, njeriu i veprimit, veprimi i të cilit është poezia". Ai gjithashtu shërbeu si redaktor për disa revista letrare në Palestinë.