Mahmud bej Vlora (Vlorë 1809 - Stamboll, 1866) pinjoll i një oxhaku çifligarësh, ndër krerët e kryengritjes kundër Tanzimatit dhe më pas shërbeu në shtypjen e kryengritjes antiosmane në Epir. I biri i tij, Ismail Qemal bej Vlora do të ishte shpallësi i pavarësisë së shtetit shqiptar dhe kryeministri i parë i vendit.

Biografia

Redakto

Lindi në Vlorë, i biri i Ismail beut dhe Nasipe hanëm Vlorës. Pas vrasjes së të atit, me të vëllanë Muhamedin, u internua në kalanë e Beratit dhe më pas në atë të Gjirokastrës në vitet 1829-1831. Falet dhe i rikthehet një pjesë e pasurisë. Nxiti, mori pjesë dhe qe ndër krerët e kryengritjes kundër Tanzimatit në vitet 1843-1847.[1]

Më 1848 familja u internua: burrat në Konia, ndërsa gratë me fëmijët në Selanik. Pasi u lirua, më 1854 mblodhi vullnetarë për të shtypur kryengritjen e Epirit, në ngjarjet e Grivasit; ku për të përballuar shpenzimet (ylefet) e vullnetarëve u detyrua të shesë çifligjet e fundit që i kishin mbetur në Goricë, Babicë, Novoselë, Bestrovë, Selenicë, Subënj e Picar. Më pas shkoi në Stamboll për të siguruar rimbursimin për harxhimet në shtypjen e kryengritjes, por nuk iu bë dot e mundur. Pas një qëndrimi dyvjeçar në Athinë nën mbrojtjen e monarkut, u kthye në Stamboll ku vdiq më 1866.[2]

Referime

Redakto
  1. ^ Vlora, Eqrem bej (2003). Kujtime 1885-1925 [Lebenserinnerungen]. Përkthyer nga Afrim Koçi. Tiranë: IDK. fq. 607–608. ISBN 99927-780-6-7. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ Merlika-Kruja, Mustafa; Eqrem bej Vlora (2013). Kuvend letrash me miqtë. Tiranë: Omsca-1. fq. 86–87. ISBN 9789928132321. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)