Malësor Prënkoçaj
Malësor Prënkoçaj, i njohur edhe si Malesori, i lindur më 17 korrik 1977 në Podgoricë është këngëtar i njohur shqiptar nga trevat shqiptare që gjenden nen Mal të Zi, saktësisht nga Trieshi, në rrethinën e Tuzit (Malësi e Madhe). U rrit në Podgoricë ku edhe mbaroi shkollimin fillor dhe atë të mesëm. Pasioni i tije për muzikën shqiptare filloi nga mosha e fëmijërisë se tij.
Malesori ka qen anëtar i ShKA "Besa", shoqëri kjo e njohur për kultivimin e këngës së mirëfillte shqipe, karakteristike për zonat tona veriore. Aty Malesori ishte i njohur si këngëtar dhe instrumentist në veglat popullore si Çiftelia e Sharkia. ShKA "Besa" ishte një ndër shoqëritë kulturo-artistike më të mira në trevat e Malësisë dhe kishte këngëtare dhe instrumentiste të shkëlqyer, dhe nga aty dolën emra të njohur të këngës sonë shqipe si : Nikolle Nikprelaj, Malesori, Hane Nikprelaj, Anton Ujkaj, etj. "Besa" u udhëhoq për gjatë kohë nga daja i Malësorit, i njohur si Dode Gjonaj i cili është një ndër instrumentistet më të mirë në veglat popullore në botën shqiptare.
Malesori eshtë i njohur për revolucionet e mëdha që bëri në jetën dhe karrierën e tije. Nga një fëmije i cili i lind e u rrit në një vend joshqiptar (Podgorice), ai shkoi në Prishtinë dhe regjistroi studimet në gjuhen shqipe në "Universitetin e Prishtinës". Në botën e muzikës shqipe u bë shumë i njohur me këngën e tije legjendare "Kthehuni", e cila ishte një hit vërtet i madh. Kjo kënge ishte hit i vitit 2003 në Kosovë dhe trevat tjera shqiptare, dhe me të ai krijoi stilin e vet të këngës sonë shqipe. Këtë këngë ai ua kushtoi Shqiptareve të Malit te Zi (nga Tuzi, Kraja, Ulqini, Plava e Gucia, Rozhaja) që nga dhuna dhe diskriminimet sllave braktisen trojet e tyre dhe morën rrugët e mërgimit, dhe si pasoje trojet tona, në Mal të Zi, pothuaj u boshatisen nga popullata shqiptare. Kjo këngë i dha Malesorit fame të madhe.
Ai dha kontribut të mëdha duke kënduar në shumë koncerte humanitare anë e mbanë vendit tonë, posaçërisht në Kosovë, Maqedoni e Lugine të Preshevës, trojet këto që ishin të përfshira me lufte. I këndoi luftës së shenjte të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, asaj për Presheve, Medvegje e Bujanoc si dhe Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare dhe shumë këngë ua dedikoi luftëtareve të këtyre ushtrive. Ai poashtu këndoi për fëmijët bonjak, invalided e luftës, fëmijët e dëshmoreve dhe familjeve të varfera shqiptare.
Malesori këndoi anë e mbanë botës ku jetojnë Shqiptaret, si në atdhe ashtu edhe në diaspore. Jeton në Prishtinë.
Albumet e tije janë :
Redakto- "Veç për ty",
- "M'ke lënë kot",
- "Kthehuni",
- "Fjale e vetëm fjale",
- kollazh "Qaj për ditën",
- "The best of Malesori".
Hitet e Malesorit :
Redakto- "Kthehuni",
- "Eja",
- "Zotëri pareli",
- "Fjale e vetëm fjale",
- "Qaj për ditën",
- "Përsëri",
- "A te kujtohet ?",
- "Cike malësore",
- "Dy zemra".
Ky artikull në lidhje me një biografi individi është i cunguar. Ju mund të ndihmoni Wikipedian duke e zgjeruar atë. |