Gryka e Carralevës është një trevë e vogël kodrinoro malore e Kosovës. Për nga pozita gjeografike, është e ngjajshme me Grykën e Kaçanikut sepse, edhe fshatrat e kësaj krahine të vogël etnografike, shtrihen përgjatë Grykës së Caralevës dhe në shpatet e këtyre maleve. Edhe Gryka e Caralevës ka hyrë në historinë tonë kombëtare dhe në poezinë popullore, ashtu sikurse ajo e Kaçanikut, për heroizmin e masave të gjera të popullit në luftërat për liri. Këto fshatra janë mjaft pasive, sepse në këtë grykë te ngushtë nuk ka tokë pjellore, kështu që popullsia merret më tepër me blegtori, dhe me shitjen e drurit. Shumë nga banorët janë shpërngulur në vise të tjera më pjellore, kanë gjetur punë në qytete të vendit ose në botën e jashtme. Disa fshatra merren edhe me prodhimin e gëlqeres ose të qymyrit të drurit. Caraleva, si tërësi gjeografike dhe etnografike, shtrihet në luginën e ngushtë të lumit që mban po këtë emër, prej Qafës së Dulës në prendim e deri afër lokalitetit Shtimje në lindje, prej ku fillon Fusha e Kosovës.

Shih edhe

Redakto