Mamiset
Mamisi është një term arkitektonik i ideuar nga Jean-François Champollion në shekullin e XIX për të emërtuar shtëpitë e lindjes hyjnore (Mammisi në gjuhën kopte, e konsideruar si pasardhëse e gjuhës së lashtë egjiptiane, do të thotë vendi i lindjes.[1]), Per-Mes në gjuhën e vjetër egjiptiane, që emërtonte tempujt e vegjël pranë të mëdhenjve të epokës së vonë dhe asaj greko-romake ku lindëte zoti i tempullit kryesor; nëse tempulli kryesor i ishte kushtuar një perëndeshe, ishte një dhomë e tempullit, ku perëndesha vendosej një herë në vit për të lindur fëmijën e saj me të cilin ajo dhe i shoqe adhuroheshin në grupin triadik. Në formën e tij të zhvilluar dhe më të njohur, mammisi më i vjetër është ai i ndërtuar nga faraoni i Dinastisë së XXX, Nektanebo I, në Dendera. Ky model do të vazhdohej në çdo faltore kryesore të vendit që do të rindërtohej nga sovranët greko-romakë. Veç atij në Dendera, janë të njohur edhe ata në Edfu dhe File, si dhe në Kom Ombo, El Kab, etj. Për shkak të ndërtimit më të vonë këta monumente janë ruajtur mjaft mirë dhe janë studiuar në mënyrë shteruese.
Zakonisht ishin ndërtesa peripterike, që vendoseshin perpendikular me tempullin kryesor me të cilin ishin të lidhur, si ai i Dendera-s ose Edfu-së, ose të ngjitur me tempullin kryesor si ai në Debod dhe Filea. Portikët që formonin naosin formoheshin nga kolona me kapitele të përbëra, të bashkuara midis tyre me hapësira ndëkolonëse historike: mure të dekoruara me basorelieve ku paraqitej sovrani duke bërë flijime dhe oferta perëndive. Përbëheshin nga salla të ndryshme që i ishin kushtuar etapave të ndryshme të lindjes hyjnore. Në përgjithësi gjendeshin paraqitje të zotave të kushtuar shoqërimit të lindjes qiellore, ose dhe si garantë të pjellorisë: si Tuereti (ose Taureti), Heketi, Rataui dhe Shtatë Hathoret që mbikqyrnin lindjen dhe ishin posaçërisht të adhuruara për këtë qëllim; haseshin gjithashtu hyjnitë Bes dh Khnum, ashtu si Osirisi, që ishin perëndi të pjellorisë dhe prosperitetit.[2] Ishte zakon që ti kushtohej tempullit një triadë perëndishë, ati-bashkëshort, nëna-bashkëshorte dhe i biri, në këtë mënyrë mammisi ishte një përfaqësim i versionit arkitektonik të mitit të lindjes hyjnore dhe përsëritjes së saj të përjetshme: martesa, lindja, mbarështimi dhe kurorëzimi i pasuesit. Për këtë motiv në Periudhën e Vonë këto ndërtesa arritën të rikonfirmonin pushtetin mbretëror, pasi çdo dinasti do ti realizonte këto ndërtesa në zemër të faltoreve madhore të vendit, duke përfshirë edhe perandorët romakë, që i përdornin si vende të kultit të rilindjes së monarkisë.[3]
Shiko edhe
RedaktoReferime
Redakto- ^ "Mammisi en el Diccionario - Enciclopédico". Arkivuar nga origjinali më 3 mars 2016. Marrë më 28 maj 2016.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Global Egyptian Museum: Birth house, mammisi. (në anglisht)
- ^ Alexander Badaway: El simbolismo arquitectónico de las capillas Mammisi en Egipto, 1933, revista Chronique d'Égypte,nº 38, fq. 87-90