Manastiri Vitovnica
Manastiri Vitovnica është manastir i Kishës Ortodokse Serbe, i cili ndodhet në Serbinë lindore jo shumë larg nga qyteti Petrovac na Mlavi. Manastiri i është përkushtuar Ngritjes në qiell në Maries, nënës së Jezu Krishtit. Manastirin e ka ndërtuar mbreti serb Stefan Milutin Nemanjiç në vitin 1291.[1]
Për manastirin në shekullin e XIX – koha e restaurimit dhe e lulëzimit
RedaktoMbas Kryengritjes së dytë serbe fillon restaurimi i manastirit të Vitovnicës.
Konsiderohet se rreth vitit 1856 është restauruar komplet kompleksi i manastirit.
Manastiri përparoi aq shumë sa me shpenzimet e veta në vitin 1861 ngriti shkollën fillore në Vitovnicë.
Gjysma e parë e shekullit të XX – katastrofa e Vitovnicës
RedaktoPërparimin e Vitovnicës e ndërprenë rrethanat historike në gjysmën e parë të shekullit të XX.
Në Luftën e parë botërore Petrovac ka qenë pjesë e zonës së pushtuar nga bullgarët. Bullgarët në vitin 1915 çuan në internim igumenin e Vitovnicës Isaije Bogdanoviç dhe atje e vranë.
Manastiri nuk arriti të përtërihej nga vuajtja nën pushtimin bullgar, por arrijnë edhe vuajtje të reja nën pushtimin komunist dhe atë gjerman.
Për shkak të sulmit ndaj partullës gjermane jo larg nga manastiri i Vitovnicës pushteti i pushtuesve gjermanë vendosi të djegë manastirin. Të gjitha objektet i dogjën, përvec kishës, të cilës ju dogj kambana. Të gjithë konakët, të gjitha ndërtesat ekonomike dhe e gjithë ajo që me mundim të madh ishte restauruar gjatë gjithë Shekullit të nëntëmbëdhjetë u dogj nga ana e nazistëve në vitin 1943. Vëllazërinë e murgjërve e dogjën duke e fshehur në pyjet përreth, kurse gjermanët megjithatë e kapën jerodhjakon e Vitovnicës Avakum Momçiloviçin, të cilin e çuan në internim në Banjicë dhe aty e vranë.
Kur në vitin 1945 morrën pushtetin në dorë, komunistët e fshatrave lokalë nga fshati Vitovnicë vrasin të gjithë vëllazërinë që kishte mbetur dhe rrëmbyen të gjithë pasurinë e manastirit. Komunistët vrasin edhe igumenin e Vitovnicës jeromurgun Mardarije Zdravkoviç. jeromurgu Sava Markoviç ishte 33 vjeç kur është vrarë.
Nga Lufta e dytë botërore del pa vëllazërinë dhe pa objekte dhe ndërtesa.
Me meritën e igumenit të pasluftës të Vitovnicës manastiri është restauruar pjesërisht dhe përveç vuajtjeve të mëdhaja që duroi në gjysmën e parë të shekullit të XX.
Shenjti Tadej i Vitovnicës
RedaktoShenjti Tadej i Vitovnicës ka lindur më 6 tetor të vitit 1914 në fshatin Vitovnicë, afër vetë manastirit Vitovnica.
Është bërë murg në vitin 1935.
Është vendosur si igumen i Vitovnicës në vitin 1962.
U bë i ndjerë në vitin 2003.
Nga ana e besimtarëve ortodoksë është njohur si shenjt bashkëkohor, ndërsa varri i tij në Vitovnicë është vend i mbledhjes të një numri të madh njerëzish.
Galeri pamjesh
Redakto-
Freska e Ktitorit të Shenjtit të mbretit Milutin në manastirin e Vitovnicës.
-
Varri i igumenit të Vitovnicës Stefan Bojaniç (shekulli i XIX).
-
Jeromurg i Vitovnicës Sava Markoviç. Ishte 33 vjeç kur në vitin 1945 e vranë komunistët e Vitovnicës.
-
Evangjelia e Vitovnicës, shkronja “R”.
-
Evangjelia e Vitovnicës,shekulli i XVI.
-
Gota e Vitovnicës.
-
Shenjti Tadej i Vitovnicës
-
Shenjti Tadej i Vitovnicës
-
Shenjti Tadej i Vitovnicës
Referimet
Redakto- ^ Манастир Витовница, аутор: Михаило Ст. Ризнић, Старинар Српског археолошког друштва, год. 5, 1888. године, бр. 1