Manastiri i Cepos

monument kulturor në Shqipëri
This is the stable version, checked on 1 prill 2022. 1 pending change awaits review.

Manastiri i Cepos është një monument i trashëgimisë kulturore në Mashkullore, rrethi i Gjirokastrës, në qarkun e Gjirokastrës, Shqipëri [1]. Ky monument është i llojit "Arkitekture", i miratuar me numër "615.01.1963".

Manastiri i Cepos
LlojiArkitekture
VendndodhjaMashkullore, Gjirokastër, Gjirokastër, Shqipëri
NdërtuarPARA 1900
Organi drejtuesDRKK Gjirokastër
Emri zyrtar: Monument i trashëgimisë kulturore
LlojiNën mbrojtje
KriteretI
Përcaktuar615.01.1963
Nr. i referencësGJ071
TipologjiaManastir

Manastiri është dy katësh me gur të zi dhe të bardhë, kati përdhe në pjesën ballore është realizuar me harqe guri. Në katin e dytë manastiri është i ndarë nga dy ambiente dhe në fasade ka dritare në të tre faqet.[2]

Përshkrimi

Redakto

Manastiri i Cepos - Ndryshe quhet edhe Guri i Lartë. Manastiri historik ndodhet në një shkallë poshtë një prerjeje shkëmbore të shpatit verior të Malit të Gjerë, në një nga pikat më strategjike të Luginës së Drinos.

Nga kompleksi i ish-manastirit historik, kanë mbetur sot vetëm dy objekte, kisha e tipit bazilikë me kupolë dhe një nga dhjetëra konakët e dikurshëm, që, sipas vendasve, prisnin dhe përcillnin udhëtarët që qëndronin për të pushuar në Manastir.

Kjo bazilikë me kupolë, me /////////aos dhe altar të zbukuruar me afreske dhe figura të gdhendura në gurët e pjesës së jashtme të /////////naosit trenefësh të mbuluar me një sistem harqesh, është një nga monumentet dhe gjurmët më të rralla të krishterimit të zonës. Konaku zë vend pranë kishës në anën lindore të saj dhe është vendosur mbi një varg galerish me harkore dhe qemerë cilindrikë. Megjithatë, në territorin e Manastirit gjenden edhe 5-6 gërmadha një dhe dykatëshe, të cilat janë ndërtuar nga ushtria gjatë periudhës së komunizmit dhe që e shëmtojnë krejtësisht këtë ambient, edhe pse dy objektet e sipërpërmendura, kisha dhe konaku, u janë nënshtruar një ndërhyrjeje të fuqishme restauruese dhe tepër rigoroze nga pikëpamja e respektimit të vlerave autentike të tyre.

Manastiri i Cepos, ose i Gurit të Lartë ngrihet në një lartësi, prej nga hapet një pamje e gjerë e luginës së lumit Drino. Nga manastiri kanë mbetur vetëm kisha dhe një konak, të cilat paraqitnin dëmtime serioze të strukturave konstruktive, që i kishin çuar në një gjendje, e cila mund të quhej katastrofike. Kisha është tipit bazilikal me kupolë. Përbëhet nga naosi dhe ambienti i altarit. Nuk ka narteks, as hajat. Në anën perëndimore ruhen gjurmë murature, të cilat mund të kenë qenë të narteksit ose të hajatit. Naosi është trenefësh, i mbuluar me një sistem harqesh e kalotash sferike. Konaku është ndërtuar në anën lindore të kishës. Është një ndërtesë me zhvillim gjatësor dykatëshe dhe me nga dy ambiente në çdo kat. Gjurmë murature në anën jugore dëshmojnë për vazhdimin e ndërtesës në këtë anë. Kompozimi planimetrik i konakut është i zakonshëm për ndërtimet monastike: Në pamjen ballore zhvillohet një hajat i hapur, ku dalin dyert dhe dritaret e dhomave të katit. Në katin përdhe hajati mbështetet mbi një sërë galerish të vazhdueshme dhe të mbuluara me qemerë cilindrikë. Gjendja në të cilën ndodhej monumenti kërkonte ndërhyrje të menjëhershme konsoliduese dhe restauruese për ta shpëtuar atë nga rrënimi i plotë. Bërthama e Trashëgimisë Kulturore përgatiti projektin e ndërhyrjeve restauruese. Rikthimi i qëndrueshmërisë së konstruksionit u realizua me mënyrat tradicionale dhe të zbatuara gjerësisht në monumentet e tjera të të njëjtit karakter, siç janë fugatimet dhe injektimet. Me përfundimin e punimeve të restaurimit u bë e mundur shpëtimi i monumentit, si dhe iu riktheu banorëve të gjithë zonës simbolin e hershëm të tyre, manastirin e Cepos.

Historia

Redakto

Më 16 prill u organizua në Manastirin e Cepos një mbledhje me krerët e kryengritësve të Gjirokastrës, të Delvinës dhe të viseve të tjera të Shqipërisë së Jugut, të cilët u betuan për t’u ngritur në luftë të armatosur kundër Perandorisë Osmane.

21 korrik 1911 - U mblodh në Manastirin e Cepos, kuvendi i përfaqësuesve të Çamërisë, të Labërisë dhe të Kazësë së Janinës.

Trivia

Redakto

Fashistet dogjën të gjallë në flakët e manastirit të Cepos, kallogrenë e këtij manastiri historik, Ksenon e gjorë, sepse ajo nuk u tregoi nazistëve se ku shkuan partizanët, të cilët ajo i kishte strehuar.

Referime

Redakto
  1. ^ LISTA E MONUMENTEVE: RRETHI I GJIROKASTRËS (PDF). Instituti i Monumenteve të Kulturës - Ministria e Kulturës. Arkivuar nga origjinali (PDF) më 8 dhjetor 2015. Marrë më 11 tetor 2016.
  2. ^ "Map - IMK WebGIS". imk.gov.al. IMK. Arkivuar nga origjinali më 16 korrik 2019. Marrë më 13 tetor 2016.

Lidhje të jashtme

Redakto