Manastiri i Shën Mëhillit, Buzovik, Viti
Manastiri i Shën Mëhillit në Buzovik, komuna e Vitisë, Kosovë, i takon shekullit të XIV, sipas IKMMK Prishtinë, nr.: E.K. 02-175/63.
Histori
RedaktoManastiri me të drejtë mund të konsiderohet edhe më i vjetër se ç’e ka datuar ish IKMMK, sit ë shek. XIV. Informacionet flasin se manastiri ka qenë vendbanim i peshkopit bizantin në kohën e perandorit Bazili II. Bazili II I njohur si “Bullgarovrasësi”, në vitin 1018 kishte mundur bullgarët duke shtrirë pushtetin bizantin në Ballkan. Në këtë periudhë kohore ishin edhe shqiptarët ata që e ndhmuan Bazilin II në luft% kundër bullgarëve. Po të kihet parasysh fakti se Bazili II jetoi gjatë vieve 976-1025, atëherë i bie se Manastiri i Buzovikut mund t’i përkasë shek.X së paku. Manastiri përbëhej nga objekti i kishës dhe i konakut, kambanorja, sikundër edhe rrethorja prej muri, tashmë është shkatërruar.Kisha shtrihet nga perëndimi në lindje. Përmasat e saja janë të një kishe paleokristiane të vogël, përkatësisht 3.70 x 6.40 m. Baza e kishës është e dukshme, ndërsa handraku i mureve anësore është shtrirë prapa bazës.
Lartësia më e madhe e mureve të mbetura nuk është më shumë se 80 cm. Në lindje të kishës ende ruhet një pjesë e absidës, ndërsa pranë saj ndodhet altari. Dyshemeja është e shtruar me gurë të punuar, ndërsa në mes të dyshemesë ndodhet një dekorim i posaçëm- është fjala pë rrethin, një symbol astral ilir, që simbolizon diellin. Ilirët, përkatësisht fisi ilir – dardanët, besuan në dy kulte ilire: në gjarprin dhe në diellin, dhe si duket këto dy besime u takuan dhe bashkëjetuan në Dardani.
Muret e kishës kanë një gjerësi prej 80 cm. Nga mbetjet, përkatësisht rrënojat, vërehet se kisha është ndërtuar prej gurëve, tullave dhe llaçit prej gëlqeres. Hyrja e kishës ndodhet në perëndim. Kisha është njëanijatëshe e cila përfundon në anën lindore me absidën gjysmëharkore. Në anën perëndimore mund të ketë ekzistuar edhe narteksi, për të cilin flet baza e tij e dukshme, por nga materiali i ndërtimit (beton), narteksi mund të ishte një aneks i mëvonshëm. Mësohet nga dëshmitarët se në muret e kishës kishte freska, për të cilat nuk mund të thuhet më shumë pas prishjes së mureve.[1]
Referime
Redakto- ^ Kadriu, Sherafedin. Trashëgimia kulturore e rajonit të Gjilanit. Gjilan. ISBN 978-9951-8760-3-2.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)