Manza
qytet në Shqipëri
Manza është vendbanim në Rrethin e Durrësit të Shqipërisë. Fshati është kryeqendra e Bashkisë Manzë.
Manza | |
---|---|
Popullsia | 2 962 |
Faqja zyrtare | [ Bashkia e Manzës] |
Historia
RedaktoAlbanologu dhe eksploratori Hahn kur kaloi në këtë zonë e përshkroi:
"Rrethi Nderrénje ndahet në dy distrikte: në Manskurinë (Manskuria) e madhe dhe të vogël, ndon♪se ky emër përdoret vetëm në dokumentat zyrtare, ndërsa në masën e popullit bëhet fjalë për Manzën (Maneçe) e madhe dhe të vogël. Barleti e quan krahinën ndërmjet Durrësit dhe Tiranës Scuria dhe njofton që në kohën e Skënderbeut ajo ka qenë pronë e Skurajve.[1]"
Shuflaj identifikon dy Skurje, Man-skurinë e madhe dhe të vogël - siç shkruan Muzaka (tutte due Scurie)[2].
Burime
Redakto- ^ Hahn J., Udhëtim nëpër viset e Drinit e të Vardarit, përkthyer nga Pjetër Radiqi, Tiranë: Geer, 2001. fq. 18. ISBN 99927-738-8-X
- ^ Shuflaj M., Serbë dhe shqiptarë, përkthyer nga Hasan Çipuri, Tiranë: Toena, 2004, fq. 41. ISBN 99927-1-854-4
Shiko edhe
RedaktoBashkia Manzë |
---|
Armath · Borç · Hamallaj · Kameras · Kucok · Manza · Radë · Shkallë |
redaktoni kutinë |