Maria Salomea Skłodowska ( 7 nëntor 1867Varshavë ; 4 korrik 1934 ) në Sancellemoz, sot-Savoie) ishte kimiste dhe fizikane polake. Për punën e saj mbi radioaktivitetin ajo mori çmimin në Nobel në lëminë e fizikës si dhe të kimisë

Marie Curie

Biografia

Redakto

Maria Sklodovska ka lindur ne Varshavë, Poloni, më 7 nëntor 1867, një nga pesë fëmijët e Bronislawa dhe Wladyslaw Sklodowski. Fëmijët e tjerë të kësaj familjeje ishin Zofia (i lindur 1862), Józef (1863), Bronislawa (1865), dhe Helena (1866).

Gjyshi i Marias, Jozef Skodovski kishte qenë një mësues i respektuar në Lublin. Ndërsa babai i saj jepte matematike dhe fizikë, mësime që Maria i gjurmonte dhe i pëlqente shumë. I ati ishte drejtor i dy gjimnazeve për djem në Varshave. Nëna e saj u nda nga jeta në moshë tepër të re, kur Maria ishte vetëm 12 vjeç, nga tuberkulozi. Pak kohe me vonë, nga sëmundja e tifos vdiq dhe motra e saj e vogël. Kjo gjë beri që Maria t’ia jepte jetën kishës dhe katoliçizmit. Kur Maria ishte 10 vjeçe ajo filloi te frekuentonte shkollën me konvikt që kishte pasur e ëma dhe një 8gjimnaz për vajza, nga i cili kishte marrë diplomën në 12 qershor 1883.Vitet në vijim i kaloi në fshat, tek te afërmit e të atit. Vitet e tjera i kaloi në Varshave me të atin. Familjet e të ëmës dhe të atit tashme kishin humbur pasuritë e tyre, gjë që solli vështirësi në jetën e Marias,motrës dhe vëllait te saj. Maria bëri një marrëveshje me motrën e saj, Bronislava, që ajo ti jepte një asistence gjate studimeve të saj për mjekësi në Paris, në këmbim te një asistence te ngjashme dy vjet me vone. Në lidhje me këtë, ajo mori një pozicion si guvernatore. Fillimisht si juriste e një familjeje në Krakov, pastaj për 2 vite në Ciechanov në familjen Zoravskis, që ishin te afërmit e te atit. Kur ishte duke punuar me familjen e fundit, ajo bie në dashuri me të birin e tyre, Kazmierz Zoravski, i cili kishte alternuar për të ardhmen e tij matematiken. Prindërit e tij e refuzuan martesën e tij me Marian dhe ai ishte i paafte për tu kundërvëne. Maria për pasojë humbi dhe punën e saj si juriste. Ajo gjeti punë tjetër në familjen Fuchs në Sopot, në bregun e detit Baltik, ku kaloi dhe vitet në vijim, gjate gjithë kohës duke financuar motrën e saj.

Në fillim te vitit 1890, Bronislava, pak muaj pasi u martua me Kazimierz Dluski, ftoi Marinë të jetonte me të në Paris. Maria nuk pranoi,sepse nuk ishte në gjendje të shkollohej në universitet dhe akoma shpresonte për martesën me Kazimierz. Ajo u kthye në shtëpinë e të atit, ku kishte shumë kujtime te fëmijërisë.

Në tetor 1891, pas këmbënguljes të së motrës dhe dërgimit te një letre nga Zoravski ku i qartësoi përfundimisht ndarjen e tyre ajo vendosi te shkonte në Francë. Humbja e të dashurit ishte tragjike për të dy. Maria tashmë strehohej në një shtëpi në Paris me motrën dhe kunatin e saj. Njëkohësisht vazhdonte studimet në Sorbonne për matematike-fizike-kimi.

Martesa saj me Pierr Curie

Redakto

Maria punonte natën dhe studionte ditën. Ajo u diplomua për fizikë dhe filloi punë në laboratorin industrial në Lipman. Me 1894 ajo u diplomua gjithashtu për matematikë.

Në këtë kohë Pierr Kyri hyri në jetën e saj. Ai ishte instruktor në shkollën fizike-kimi, École supérieure de physique et de chimie industrielles de la ville de Paris (ESPCI). Maria filloi karrierën e saj shkencore duke u marrë me vetitë magnetike. Kjo gjë e lidhi atë me Pierrin. Ikja e tyre në Varshave thelloi dashurinë e tyre. Një vit me vonë, në Korrik 1895, ajo dhe Pier u martuan dhe të dy së bashku u larguan nga laboratori. Tashmë Maria kishte gjetur një partner shkencëtar siç ishte dhe vetë.

Zbulimet e Marie dhe Pjerr Curie

Redakto

Me 1896 Henri Bekuerel zbuloi që kripa e uraniumit rrezatonte rreze X. Skodovska-Kyri vendosën të eksploronin në lidhje me këtë zbulim. Ata zgjodhën një teknike te mençur për te investiguar. 15 vjet para, bashkëshorti dhe vëllai i saj kishin zbuluar elektrometrin, një mjet për matjen e ngarkesës elektrike. Duke përdorur elektrometrin, ajo zbuloi se rrezet e uraniumit shkaktonin në ajër përcjelljeje elektriciteti. Duke përdorur këtë teknike, rezultatet e para që gjeti ishin që përbërëset e uraniumit vareshin nga sasia e uraniumit te përdorur. Puna që ajo kishte bërë ishte më e rëndësishmja drejt zbulimeve shkencore.

Çifti mori për shqyrtim 2 minerale uraniumi, pichblend dhe torbernit. Pichblend ishte katër herë më aktiv se uraniumi. Në prill 1898 ata, shumë optimistë peshuan 100 gram pichblend dhe e lidhi atë me një shtypës dhe me llaç. Ata nuk arritën të realizonin atë që kërkuan dhe filluan të proçedonin me tonë mineralesh.

Skodovska arriti nga kërkimet e shumta të zbulonte një element të ri që e quajtën polonium, për ndër të Polonisë. Në dhjetor 1898 Kyritë zbuluan një tjetër element,të cilin e quajtën radium lidhur me radioaktivitetin. Me 1898 Kyritë me zbulimet që bënë ishin tepër të pasur. Qëllimi i tyre tashme ishte të ndanin radiumin në kristale më të vogla. Me një ton pichblend dhe 1/10 e kloridit të radiumit dhe e shpërbashkuan atë në 1902. Maria ishte e para femër,e cila mori çmimin Nobel në fizikë për ndër të zbulimeve që ajo kishte bërë. Në 1911 ajo mori çmimin Nobel në kimi për shërbimet dhe punën për zbulimet që kishte bërë.

Shkrirja e familjes Curie

Redakto

Maria solli në jetë 2 vajza Irene (1897) dhe Eve (1904). Fatkeqësisht Pierr vdiq nga një aksident duke ecur në Rue Daufine. Maria vizitoi për herë të fundit Poloninë në pranverën e vitit 1934. Pas një muaji, ajo u nda nga jeta. Vdekja e saj,në Korrik 1934 në sanatoriumin në Passy, në Francën lindore, ndodhi nga një anemi aplastike shkaktuar nga rrezet e radioaktivitetit.

Vlerësimet dhe çmimet

Redakto

Jeta e saj i është kushtuar pikërisht zbulimit që ajo bëri,të cilin e eksperimentoi tek vetja e saj dhe i shkaktoi vdekjen. Laboratori i Maries është tanimë “Muzeu Kyri”.

Çmimet

Redakto
  • Çmimi Nobel në Fizike-1903
  • Medalja e Përbetimit-1903
  • Medalja e Mateucit-1904
  • Çmimi Nobel në kimi-1911

Një gjë që i bën përshtypje kujtdo është jeta e tyre e thjeshte, joluksoze. Për ndër te Marie dhe Pier Curie është hapur dhe universiteti “Mari dhe Pier Kyri” në Lublin më 1944.