Mariela Alcala lindi më 12 prill të vitit 1964Caracas, Venezuelë. Eshte nje aktore e famshme e telenovelave venezueliane dhe latine.

Mariela lindi në Caracas (Venezuela) dhe është vajza më e vogël e 4 vëllezërve. Që e vogël kishte prirje për artiste. Eshtë martuar 2 herë.

U martua me Nelson Ortega nga i cili pati dy femije Jose Nelson (1990) dhe Marieli (1984). Ai ishte drejtori i akademisë ku ajo studjoi, 18 vjet më i madh se ajo. U martua me të me 30 korrik 1983. Ndersa divorcohet me te në 1993, martohet me Rodolfo Hoppe nga i cili ka nje femije te quajtur Gerardo Jose (2000). Rodolfo ishte producent argjentinas, ku ajo luajti në telenovelat e tij Leonela dhe Luz Maria.

Mariela e filloi karrierën si aktore në 1984 me telenovelën venezuelane La dueña nga VTV. Pastaj një rol të dytë në Cristal. Më pas vijuan si protagoniste Selva María, La intrusa dhe Rubí rebelde. Ka punuar edhe në Argjentina, Peru, Spanjë dhe në Ekuador.

Ka krijuar edhe këngë, për telenovelen Rubí rebelde, me "Al menos que tú" dhe "Nada más que hablar" midis 1989 dhe 1990. Triumfoi në Spanjë për telenovelat "Cristal", "Rubi rebelde" dhe "La Loba Herida". Me rolin e saj tek "Cristal" pati sukses sepse dha fushatën e luftimit kundër kancerit.

Tashme ajo eshte nje biznesmene ne Argjentine, por here pas here thirret per prodhime televizive.

Filmografia

Redakto