Mark Gjon Markaj (Orosh, 26 shkurt 1913 - Prosek, 14 qershor 1946) ishte nëpunës, politikan shqiptar, nënministër, ministër dhe komandant i përgjithshëm i forcave të armatosura kombëtare të "Komitetit Kombtar të Shkodrës".

Mark Gjon Markaj

Jeta Redakto

Mark Gjon Markaj lindi në sarajet e derës kapidanore të Gjonmarkajve të Mirditës, dhe ishte djali i parë i Gjon Marka Gjonit dhe Mrikës.

Ndoqi studimet e larta në Itali. Më 1940-1943 u bë anëtar i Këshillit të Epërm Fashist Korporativ.

Gjatë gjatë periudhës nëntor 1941janar 1943 ishte nënministër i Punëve të Brendshme në qeverinë Kruja. Më 1943 u bë ministër e sekretar i shteti i Punëve të Brendshme në qeverinë Bushati. Më 1943-1944 qe deputet dhe nënkryetar i legjislativit. Më 1944 ishte ministër i Kulturës Popullore. Në nëntor 1944 u emërua komandant i Mbrojtjes Kombëtare dhe njeriu që organizoi qëndresën antikomuniste në Shkodër.

Formoi Lidhja Kombëtare e Maleve, duke pasur rreth 530 luftëtarë të ndarë në çeta me nga 5-10 veta. Më 13 qershor 1946, gjatë një beteje në Prosek me forcat komuniste, i plagosur rëndë, për të mos rënë në dorë të kundërshtarëve, vrau veten.[1] të nesërmen në orën 7[2]

Referimet Redakto

  1. ^ Dervishi K., Kryeministrat dhe ministrat e shtetit shqiptar në 100 vjet, Tiranë: "55", 2012. fq. 175. ISBN 978 9943 56 22 5
  2. ^ Kolgjini T., Edhe nji herë po e kujtoj Mark Gjomarkajn, Lajmtari i të Mërguemit, nr.12, Vt.7, korrik 1976, fq.11-15.