Martesa e avokatit komedi nga Foqion Postoli, me regji të Fatos Haxhiraj.

Komedi në të cilën një avokat shqiptar, me banim në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pas fitores së një gjyqi të rëndësishëm bëhet i famshëm dhe pas kësaj nuk reshtin ofertat për martesë. Interpretojnë: Roland Trebicka, Marjeta Larja, Jetmira Lubonja, Luiza Hajati, Luljeta Hoxha, Fadil Kujofsa.