Masakra e Podujevës është termi historik që lidhet me vrasjen e 14 shqiptarëve kosovarë, më së shumti gra dhe fëmijë, masakër që daton në mars 1999 nga grupi me emër Scorpions, një grupim paramilitar në bashkëpunim me Njësinë speciale anti-terroriste në Serbi, gjatë luftës në Kosovë. Një prej të mbijetuarve të masakrës, Saranda Bogujevci, 13 vjece kur ndodhi masakra, mori vëmndjen mediatike pasi arriti të çojë me sukses çështjen e saj përpara organeve të drejtësisë, përmes ndihmës së ofruar prej dhjetëra organizatave prej Serbisë, Kanadasë dhe Britanisë së Madhe.[1]

Dënimet e marra

Redakto

Goran Stoparić, i cili ka shërbyer për Njësinë serbe anti-terrorizëm, ka dhënë dëshmi për emra të fajtorëve. Gjatë një interviste për Canadian Broadcasting Corporation ai spekuloi rreth motiveve të akteve të kryera nga forcat speciale:

“Sipas mendimit tim, motivi i vetëm i tyre ishte fakti se viktimat ishin shqiptarë... Ata do ti kishin vrarë edhe nëse viktimat do të ishin boshnjakë apo kroatë. Por është e qartë se këta persona u vranë pasi nuk ishin serbë”.

Policia serbe ka arrestuar dy pjesëtarë të grupimit paramilitar “Scorpions”, konkretisht Saša Cvjetan dhe Dejan Demirović, të cilët dhanë dëshminë për krimet e bëra si dhe i firmosën këto deklarata. Demirović ishte shpërngulur drejt Kanadasë përmes azilit politik, por u kthye mbrapsht në vendlindje, kjo si një arritje e fushatës së përgatitur nga disa organizata për të drejtat e njeriut.

Demirović dhe Cvjetan ishin të vetmit të dënuar për vrasje. Cvetjan u dënua në Serbi me 20 vite heqje lirie.[2]

Në 10 prill 2007, katër pjesëtarë të grupimit paramilitar Scorpions u dënuan prej Gjykatës së Krimeve të Luftës në Beograd.[3]

Burimet

Redakto
  1. ^ "Massacre at Podujevo, Kosovo", CBC News Indepth (29 March 2004)
  2. ^ "Serb jailed for Kosovo killings ", BBC News (17 March 2004), United Kingdom: British Broadcasting Corporation
  3. ^ Serb 'Scorpions' guilty of Srebrenica massacre Arkivuar 30 shtator 2007 tek Wayback Machine - The Independent (10 April 2007)