Masakra e Tiranës
Me emërtimin përgjithësues Masakra e Tiranës njihen të gjitha vrasjet e bëra nga 28 tetori gjer më 16 nëntor të vitit 1944, të instruktuara nga Miladin Popoviq dhe Dushan Mugosha për zhdukjen e atij që mendohej elementi kundërshtar i LANÇ.[1][2] Veprimi më shënjues i kësaj masakre qe vrasja pa gjyq e disa intelektualëve në bodrumin e hotelit Bristol natën e 12 nëntorit 1944.
Aksionet
RedaktoVrasjet para pragut të çlirimit
RedaktoAksionet guerrile mësyen qysh më 31 gusht 1943 hoxhën e Saukut, Selim Brahjen, pjesëmarrës në mbledhjen e Mukjes.[3] Më 29 tetor 1943, njësiti ndëshkimor i Pezës masakroi barbarisht Besnik Çanon (22 vjeç) dhe Qeramudin Sulo (21 vjeç), dy të rinj intelektualë nacionalistë, pjesëmarrës në Mukje, që shkonin në jug të Shqipërisë për të përcjellë mesazhin e kësaj marrëveshjeje kombëtare.[2]
Vrasjet e 12 nëntorit
RedaktoDitën e 12 nëntorit, u vra në Linzë Petraq Pekmezi, ish-përkthyes i gjeneralit Fitzthum, organizator gjerman i policisë në Shqipëri me leje të LANÇ-it, duke qenë bashkëpunëtor i lëvizjes.[4]
Natën e 12 nëntorit u rrëmbyen dhe u vranë në bodrumin e Hotel Bristol intelektualë të shquar shqiptarë.
- Muntaz Kokalari
- Vesim Kokalari
- Syrja Kokalari
- Nebil Çika, gazetar e publicist
- Aleks Mavraqi, jurist dhe gazetar arvanitas
- Ismail agë Petrela
- Muharrem Lleshi
- Reshat Stërmasi
- Rifat Tërshana
- Lluka Xhumari
- Ali Panariti
Zërat kundër
RedaktoZëra kritikë ndaj politikës së vrasjeve dhe terrorit ishin Sejfulla Malëshova, Gogo Nushi dhe Nako Spiru. Disa deklarata rreth terrorit në Tiranë janë nxjerrë nga plenumi i 2-të i Beratit, më 23-27 nëntor 1944.[1]
Referime
Redakto- ^ a b Dervishi, Kastriot (16 nëntor 2020). "1944 / Terrorizmi zë një vend të madh tek ne". 55news.al. Marrë më 18 nëntor 2020.
{{cite web}}
: Mirëmbajtja CS1: Gjendja e adresës (lidhja) - ^ a b Butka, Uran (20 nëntor 2016). "Masakra e Tiranës në 1944, si i vrau Enver Hoxha shokët e Liceut". zeri.info.
- ^ Butka, Uran (11 nëntor 2016). "Nata e Shën Bartolomeut në Tiranë". rd.al. Marrë më 18 nëntor 2020.
- ^ "Misteri i vrasjes së përkthyesit të gjermanëve, Petraq Pekmezi". 55. 20 nëntor 2020. Marrë më 20 nëntor 2020.
- ^ Çika, Nebil (8 qershor 2018). "1944, Shën Bartolomeu komunist i Tiranës". tirona.website. Arkivuar nga origjinali më 28 mars 2019. Marrë më 28 mars 2019.