Uran Butka (2 dhjetor 1938), është shkrimtar, historian dhe politikan shqiptar. Ish-deputet i Partisë DemokratikeKuvendin e Shqipërisë.

Uran Butka
Kombësiashqiptar
Profesionihistorian, shkrimtar, politikan

Jetëshkrimi

Redakto

Uran Butka u lind në Tiranë më 2 dhjetor të vitit 1938 dhe është i biri i Safet Butkës nipi i Sali Butkës, poet, patriot dhe luftëtar i shquar  i Pavarësisë së Shqipërisë.

Pasi kreu studimet pedagogjike, punoi për 16 vjet mësues i gjuhës shqipe dhe letërsisë  në rrethet Fier, Krujë dhe Tiranë. Ndërkohë, mbaroi me korespondencë studimet në Universitetin e Tiranës, degët Letërsi dhe Histori ( 1960) dhe dha mësime në gjimnazin e qytetit të Krujës. U pushua nga puna si arsimtar për motive  biografie dhe punoi si piktor në fabrikën e këpucëve në Tiranë (1971-1976), pasi kreu edhe shkollën e mesme për pikturë.

Në vitin 1976 u internua me gjithë familje nga Tirana për motive politike , fillimisht në rrethin e Tropojës, mandej në Martanesh, ku jetoi për 11 vjet i izoluar, duke ia ndryshuar edhe profesionin dhe duke punuar si llogaritar në koperativën e fshatit.

Në prag të proceseve demokratike, u kthye në Tiranë, ku punoi për disa vjet në punë të ndryshme komunale si bojaxhi, disenjator e dekorator.

Qe një nga drejtuesit kryesorë të Shoqatës kombëtare të të përndjekurve politikë të Shqipërisë,1991 – 1992 dhe kryeredaktor i gazetës “Liria” për  disa vjet.

Në vitin 1991 u emërua nga Komiteti pluralist i Tiranës  mësues  dhe nëndrejtor i gjimnazit “Ismail Qemali”.

Ndërkohë mori pjesë aktivisht në Lëvizjen Demokratike dhe u zgjodh deputet i PD në Parlamentin shqiptar ne dy legjislatura (1992-'96 dhe 1996-'97). Gjatë kësaj periudhe ushtroi edhe detyrën e kryetarit të Komisionit parlamentar të Medias dhe të Kulturës.

Ka qenë anëtar i kryesisë qëndrore së Partisë Demokratike dhe anëtar i Këshillit Kombëtar të saj.

Në vitin 2005 u largua nga politika dhe punoi në profesion të lirë si publicist, shkrimtar dhe historian. Ka shkruar e botuar një varg librash në fushën e publicistikës, studimeve historike dhe të letërsisë artistike, që janë vlerësuar.

Uran Butka është i martuar me Merjeme Pasmaçiun, mjeke nefrologe. Kanë tre fëmijë, dy vajza dhe një djalë.

Shkollimi

Redakto

Veprat

Redakto

Monografi dhe studime historike

Redakto
  • Ringjallje  (1995)
  • Kthimi i Mid’hat Frashërit, jeta dhe veprat kryesore ( 1997)
  • Mukja-shans i bashkimit, peng i tradhtisë ( 1998)
  • Gjeniu i kombit, monografi historike ( 2000)
  • Safet Butka, jeta dhe veprat ( 2003)
  • Lufta civile në Shqipëri 1943-1945 ( 2006)
  • Bombë në Ambasadën Sovjetike  (2008), botimi në anglisht 2014.
  • Elita shqiptare ( 2009)
  • Masakra e Tivarit (2013)
  • Dritëhije të historisë (2012)
  • Kryengritjet e para kundërkomuniste (2013)

Letërsi artistike

Redakto
  • Vdekja e bardhë, tregime, 2001
  • Humbja nuk është mbarim, tregime, 2004
  • Në shtëpinë tonë, tregime, 2008
  • Miti i Haxhi Qamilit, roman, 2010
  • Dora e shtetit, tregime (2010)
  • Kristo Kirka, ese (2012), nderuar me çmimin kombëtar “Penda e argjendtë”
  • Më në fund të lirë, tregime ( 2013)

Skenarë filmash & dokumentarë

Redakto
  • “Ventotene”
  • “Lëvizja Kryeziu”
  • “Pesë herë i dënuar politik”
  • “Kryengritja e Malësisë së Madhe”
  • “Kryengritja e Postribës”
  • “Dy poetët martirë”
  • “Mallakastra siç ka qenë”
  • “Kryengritja e Dibrës më 1913”
  • “Mid’hat Frashëri”
  • “Martirët”.

Mirënjohje dhe vlerësime

Redakto

Është dekoruar me titujt “Mësues i Merituar”, “Mjeshtër i Madh”, “Qytetar nderi i Qarkut Tiranë” , “Qytetar nderi i Postribës” dhe së fundi me çmimin “Penda e argjendtë në letërsi” për vitin 2013.

Burime e referenca

Redakto