Masakra e Vranishtit
Ky artikull ose seksion duhet të përmirësohet sipas udhëzimeve të Wikipedia-s. |
Në vitin 1943 në Vranisht hynë trupat e Wehrmachtit ku kryejnë masakër masive kundër popullsisë civile. Të gjithë burrat u vranë. Sipas burimeve duhet të jenë vrarë rreth 50 burra civilë nga mosha 4 vjeçare deri në atë 70 vjeçare.
Historia
RedaktoForcat gjermane arritën deri në të përpjetat dhe aty ndaluan. Nga shpërthimi i tyre u dëmtuan dy, tri makina, të cilat bllokuan kalimin e automjeteve të tjera të autokolonës gjermane. Në orën 8.00 të mbrëmjes që ishte ditë e martë, u pa të dilte tym i madh në fshatin Vranisht, të cilin kishin filluar ta digjnin gjermanët.
Reparti ndëshkues gjerman, që dogji dhe masakroi fshatin, ishte i përgatitur për veprime terroriste të kësaj natyre dhe kështu kishte vepruar edhe në vende të tjera, ku ata kishin kaluar. Ky repart komandohej nga majori.
Në Dimrin 1943-1944 nazistet ndërmorën një operacion ndëshkues në krahinën e Mesaplikut, te koduar "Bergkessel" (Kazani Malor), për te asgjësuar forcat partizane që ishin dislokuar në ketë gryke. Në Vranisht, me 18 dhjetor, ata ndeshen në një rezistence, si rezultat i se cilës pësuan humbje te renda në kufi me Terbaçin dhe në Shesh te Mesit, aty ku rruga gjarpëron për në Kallarati. Te informuar për këto humbje, forca përforcuese naziste që erdhën nga Tërbaçi sapo hynë në territorin e Vranishtit masakrojnë 9 persona civile që u përballen me ta rrugëve te fshatit, midis tyre 6 gra. Situata e nxete nuk ju dha kohe për te ta thelluar ndëshkimin. Ketë gjë e konkretizuan në fazën e dyte te Operacionit te koduar "Harridoh" (Thirrja për ta çuar gjahun në shteg), pikërisht në data 9 dhe 10 shkurt. Konkretisht nazistet në datën 9 shkurt, pasi bëjnë rrethimin e Vranishtit, hyjnë shtëpi me shtëpi me ura zjarri në dore. Kush tentoi te largohej, u ekzekutua në vend, kurse dy pleq u hodhën te gjalle në zjarr. 18 vranishjote u masakruan në ketë date, kurse 30 te tjerë, mbas një seleksionimi që ju be te izoluarve në qendër te fshatit, u pushkatuan në Brataj te nesërmen.
Në agimin e 10 shkurtit, pas një seleksionimi të vogël, kur kolona e ngarkuar me municion prej 41 vetësh, sapo kishte filluar lëvizjen, fshati po kthehej në gërmadhë. Në ikje e sipër, forcat armike rifilluan djegien e shtëpive të mbetura, dogjën bagëtitë nëpër katoje e pulat në qymezë. Fshati nuk kish njohur një situatë të tillë lufte, ku heroizmi nuk ishte një akt individual, por një dukuri kolektive. Virtyti, trimëria, jeta e vdekja ishin kthyer në një forcë të madhe hakmarrëse. U masakruan Dervish Alikua në duart e nënës, dy vëllezërit Jonuz dhe Ahmet Basho, Daut Sinaj, Çelo Brahimi, Muço Bajrami e Nazo Adem Osmëni. Të njëjtin fat kishin pësuar edhe dy partizanë të sëmurë, që u gjendën befasisht ballë përballë me gjermanët te shtëpitë e Bejo Zenelit, i cili i shpëtoi vdekjes së sigurt falë ndërhyrjes së Kadri Gurit. Kurse Rexhep Çinon e Dalan Kaçin, dy ish-luftëtarë të Luftës së Vlorës, pasi i vranë në avllitë e tyre, i hodhën në zjarret përvëluese të shtëpive përkatëse. Këtë fat pësuan gjithë shtëpitë e boshatisura nga kontrolli agresiv. Marshimi Vranisht-Tërbaç-Brataj i dhjetra banorëve të fshatit, zbathur e të pangrënë, ngarkuar në shpinë me material luftarak e të plagosurit gjermane, u krye në kushte të rënda psikologjike, atmosferike dhe fizike. Në Brataj oficerët gjermanë i ndanë fatzinjtë në tre grupe (shkolla e vjetër, shkolla e re dhe në qendër të fshatit) dhe filluan masakrimin barbar të tyre, ndërsa grupi i katërt mbërriti natën e u ndëshkua poshtë fshatit. Pa asnjë armatim personal e asnjë mbështetje, që ata kurrë nuk ua kishin kursyer të tjerëve, ranë heroikisht: Azbi Ramadani, Sali Xhama, Zeqir e Shaban Llanaj, Hamit Lamaj, Hajro Çino, Razi Shyti, Sinan Xhama, Dervish Caraj, Arap Janushi, Faik Janushi, Demir e Mersin Zoto, Arshi Xhebraj, Dino Bajrami, Rakip Duka, Ahmet Demo, Ymer Basho, Faik Shakaj, Merçan Shakaj, Ahmet Xhebraj, Yzeir Kongjoni, Nazer Premtaj, Halim Karroqaj, Sulejman Limaj, Osman Tartari, Avdi Ismaili, Mingo Bajrami dhe Ariz Varfi. Ndërsa nga ata që i shpëtuan barbarizmit, por të gjymtuar, sakatuar e tjetërsuar ishin: Abaz Limaj, Arshi Limaj, Ahmet Llanaj, Azbi Aliu, Arshi Ymeri, Haxhi Jakupi, Xhemil Demo, Sadedin Duka,Ymer Xhaferri, Xhebro Aliu, Mersin Limaj dhe Mingo Lloj. Gjetja e tyre nëpër gurët dhe përrallet e Bratit, mbartja për në Vranisht si në legjendat antike, në kollona të shkëputura, me më shumë të vdekur se sa të gjallë, dhe varrimi pa asnjë rit, janë një tjetër dënim e kujtim i hidhur. Kjo masakër, për sa i përket numrit te viktimave me atë që ndodhi në Borove, ka humbje me te pakta njerëzore, pasi atje (në Borova) u masakruan 107 burra, gra e fëmije. Pavarësisht nga ky bilanc, ato kane veçorinë e përbashkët se përligjin teorinë makabre hitleriane se "Terrori është mjet për sundim dhe fitore" si dhe dëshmojnë me se miri se nazistet nuk erdhën si kalimtare në Shqipëri, por si barbare. Populli i Vranishtit, megjithëse u dëmtua rende nga ky operacion, e mbështeti edhe me fuqimisht rezistencën antifashiste deri në shporrjen përfundimtare te okupatoreve duke i qëndruar deri në fund te luftës besnik idealit te lirisë.
Lista e të ekzekutuarve
RedaktoMë 18 dhjetor u masakruan :
- 1) Asqerie Hasanaliaj
- 2) Bejushe Bitri
- 3) Hamide Bitri
- 4) Iljaz Tahiri
- 5) Sabedi Gjikondi
- 6) Shefit Bitri
- 7) Trendafile Hasanaliaj
- 8) Yzeir Bajrami
- 9) Rubie Shyti
- 10) Mato Limaj
- 11) Demo Limaj
- 12) Velide Limaj
Shih edhe
Redakto- Masakra e Borova (Kolonjë)
- Masakra e Tragjasit