Masar Caka (1946–2000) ishte një piktor shqiptar. Ka qenë profesor në Universitetin e Prishtinës dhe në Akademinë e Arteve Figurative të Kosovës, me seli në Prishtinë .

Masar Caka u lind më 13 prill 1946 në Gjakovë, Kosovë, atëherë Jugosllavi.[1] U diplomua në Akademinë e Arteve Figurative të Beogradit në vitin 1972. Në vitin 1982 ka magjistruar në të njëjtin institucion. Që nga viti 1976 ishte anëtar i Akademisë së Arteve Figurative të Kosovës.

Caka ishte profesor në Fakultetin e Arteve të Universitetit të Prishtinës. Më vonë dha mësim në Akademinë e Arteve Figurative të Kosovës. Ai vdiq në vitin 2000.[1] Veprat e tij, të cilat shumë herë përbëheshin nga forma njerëzore vizionare, ndikuan në shumë artistë të brezit të ri.[1]

"Peisazhi, të cilin e njohu përmes artistit legjendar të Gjakovës, u bë frymëzim dominnues në botën pikturale të Masarit. Ato peisazhe i paraqiti dhe i trajtoi me një veçanti dhe specifikë që i dallon për nga kompozicioni, detajet, ngjyra, drita që nxisin një lirizëm shpirtëror, një optimizëm jetë duke e ngërthyer dramaticitetin e kontrasteve dhe tonalitetin e ngjyrave të kërkuara me një ndjeshmëri për qetësimin e ndritshëm paqësor si vizioni i jetës më të lumtur."[2]Ibrahim Ponosheci

Referime

Redakto
  1. ^ a b c Elsie, Robert (2004). Historical dictionary of Kosova (në anglisht). Scarecrow Press. fq. 35. ISBN 0-8108-5309-4.
  2. ^ Mulliqi, Luan (2021). Kosova Feniks (bot. 1st). Onufri. fq. 122–123. ISBN 9789992753463. {{cite book}}: Shiko vlerën e |isbn=: shifra e kontrollit (Ndihmë!)