Mazllom Mejzini lindi më (15 Nëntor 1930 – 5 Shkurt 2004) në qytetin e Gjakove. As prindërit e aq më pak familjarët e tjerë dhe as askush tjetër nuk do ta mendonte se ky yll do ta shndërrisë qytetin e Gjakovës por dhe shumë më gjerë, për 74 vjet me radhë.

Kopertina e librit kushtuar Mazllom Mejzinit

Mazllom Mejzini do të shfaqte prirjen e tij për muzikë që në moshë shumë të njomë. Në klasën e dytë të shkollës fillore, si 8 vjeçar ai do ta ketë koncertin e parë, natyrisht para nxënësve të klasës dhe prindërve të tyre. Pas shumë pak kohësh, mësuesi i tij Xheladin Hana, i cili më vonë do të bëhet pjesëmarrës i LNÇ-së e më pas, më 1948, do të vritej nga SBSh-ja (UDB) famëkeqe, duke e parë talentin e tij prej këngëtari, e angazhon në koncertin festiv për nder të 28 nëntorit. Ishte viti 1941 dhe Mazllom Mejzini ishte vetëm 11 vjeç. Koncerti që përbëhej kryesisht prej këngëve me karakter patriotik, pati shumë sukses dhe ndër më të dalluarit ishte pikërisht ai. Ky koncert do të bëhej momenti kyç për të ardhmen e Mazllom Mejzinit i cili do të marrë hov shumë më të madh së pari në fushën e këndimit.

Pas përfundimit të shkollës fillore, Mazllom Mejzini vazhdon shkollën e mesme. Duke marrë shkas nga sukesi i koncertit të vitit 1941 dhe duke pasur parasysh se në ndërkohë nuk ishin organizuar koncerte të tilla meqenëse dhe Kosova u përfshi në Luftën e Dytë Botërore, pasoi një kohë pushimi si për Mazllom Mejzinin, ashtu dhe për shokët e tij me të cilët nganjëherë, edhe pse në kohë lufte, mblidheshin dhe këndonin nëpër shtëpi të njëri-tjetrit.

Mazllom Mejzini dallohet si kantautorë i afro 80 këngëve popullore dhe atyre të lehta, instrumentiste, dhe këngëtar i njohur jo vetëm ne Kosovë dhe viset gjithë Shqiptare por edhe më tej.

Disa prej hiteve te mëdha popullore te cilat i ka krijuar Mazllom Mejzini janë :

  • Ku të kam moj dranofille
  • Për herë t'parë dashnin fillova
  • Qeshë i lumtur kur të pashë
  • Të kam dasht' dhe të du
  • Këngë për Idriz Dhomin
  • Mirë se erdhe moj pranverë
  • Kah dera të erdha
  • Eja t'vejmë kurorë
  • Me ty vajze kam zan dashni
  • Lulet bukra qel pranvera
  • Sa i bukur muaji i majit
  • Vjen Pranvera knon kumrija
  • Ma fal fajin se gabova
  • Me një za të ambel
  • Këngë për Ymer Rizen
  • Me gëzim dola të prita
  • Bukurinë kur ta pashë
  • Ke me i than ç'i bana vetit
  • Kur një ditë të pashë
  • Si shkëmb guri
  • Qeshe e lumtur kur e dijta

Mazllom Mejzini ndahet nga jeta më 5 Shkurt 2004 duke lënë gjurmë në muzikën e tij dhe veprat e tij ishte anëtarë i shoqërisë muzikore "Bajram Curri" e themeluar në vitin 1949 ne krye me Ibrahim Zherken.