Mazllum Saneja
Mazllum Saneja (1945, në Gjakovë) është poet, eseist dhe përkthyes i letërsise polake në gjuhën shqipe dhe i letërsisë shqipe në gjuhën polake.
Biografia
RedaktoMazllum Saneja lindi më 1945 në Gjakovë, Kosovë. Në Prishtinë kreu Fakultetin Filozofik, Gjuhë dhe Letërsi shqipe, kurse më vonë edhe studimet pasuniversitare.
Gjuhën polake e mësoi në Universitetet e Varshavës, Vrocllavit dhe Krakovit (1978-1981). Më vonë në Universitetin e Varshavës studioi letërsinë polake.
Në vitin 1997 fitoi Çmimin prestigjioz letrar ZAIKS i Shoqatës së Autorëve të Polonisë për arritje të rëndësishme në fushën e përkthimit të letërsisë polake.
Është anëtar i PEN Qendrës së Kosovës dhe anëtar i Shoqatës së Përkthyesve të Kulturës Evropiane në Varshavë. Jeton në Varshavë.
Veprat letrare
RedaktoLibra me poezi:
Redakto- „Këlthitje” (1973)
- „Heshtja e një kohe” (1976)
- „Shpuzë e ftohtë” (1988)
- „Udhëtimi i purpurt” (1992)
- „Shëmbëllime të trazuara” (1996)
- „Pe ndonjë ëndërr” (2003)
- „Vetëtimë jete” (2007)
- „Leximi i vetmisë” ( Wydawnictwo Komograf, Varshavë, 2010 ISBN 978-83-88924-81-1)
- „Letra Evës” ( Prishtinë 2014 ISBN 978-9951-559-40-9)
Në Poloni janë botuar edhe këto vepra me poezi të Mazllum Sanejës:
Redakto- „Purpurowa podróż” (1992)
- „Ja nie jestem ten" (1996)
- „Ognista ziemia” (1999)
- Ndërkaq, Mazllum Saneja është bashkëautor i librit gjuhësor
- „Mini rozmówki albańskie” (bisedime polonisht-shqip, me A.Wójcik) (1992)
Përkthimet
RedaktoNga gjuha polake në gjuhën shqipe:
Redakto- Karol Wojtyła: „Bregu i qetësisë” (1989, 1992)
- Tadeusz Różewicz: „Rrëfime traumatike” (1991)
- Wisława Szymborska: „As fund as fillim” (1997)
- Zbigniew Herbert : “Zoti Cogito” (2000)
- Ewa Lipska : “Mësohu me vdekjen” (2000), “Unë” (2006)
- Stanisław Jerzy Lec: „Mendime të pakrehura” (2002)
- Adam Zagajewski : „Të shkosh në Lvov” (2002)
- Czesław Miłosz : „Qyteti pa emër” (2008)
Nga gjuha shqipe në gjuhën polake:
Redakto- Ali Podrimja: „Żyć” (1993), „Skradziony płomień” (2007)
- Eqrem Basha: „Wiersze” (1999)
Antologjitë
RedaktoAutor i tri antologjive:
Redakto- „Vetëm Itaka mbetet”(„Tylko Itaka pozostanie”) (Antologji dygjuhëshe e poezisë shqipe dhe polake e shekullit XX) (1993)
- „Fëmijët e epokes” (Antologji e poezisë polake e shekullit XX) (1997)
- „Nie jest za póżno na miłość” („Nuk është vonë për dashuri”)(Antologji e poezisë shqipe e shekullit XX) (2005)