Mazreku (Gumenicë)
Mazrek (greqisht: Μαζαρακιά/Mazarakiá) është fshat në qarkun i Çamërisë, Greqi.
Mazrek
Μαζαρακιά | |
---|---|
Fshat | |
Popullsia | |
• Gjithsej | 539 |
Emri i banorëve | Mazreqot ose Mazrreqot |
Gjeografia
RedaktoNga veriu Mazreku kufizohet me Skopjonën e Kurtesin, nga jugu me Smogovinën e Karterezën, nga lindja me Vrastovën dhe nga perëndimi me Vrohonain e Kuçin. Para Luftës së Dytë Botërore, Mazreku kishte këto lagje: Babanj, Dobra, Gorrica, Kaciqatë, Kavallati, Koçulat, Kodra, Kokat, Kovaçat, Kuçuba, Kulocat, Muhar, Panina, Rrëza, Turrnoxhari dhe Xhanari.[1]
Toponimet të fshatit Mazrek:(Para Luftës së Dytë Botërore)[2]
- Ar’ e Baliut – arë, në V.
- Ar’ e Goshicës – arë, në V.
- Ar’ e Goxhavës - arë, në P.
- Ar’ e Laqit – arë, në P.
- Ar’ e Lisit - arë, në P.
- Ar’ e Muratit – arë, në P.
- Ar’ e Nikllavos - arë, në mal, në P.
- Ar’ e Shanos - arë, në P.
- Ar’ e Xhanit - arë, në V.
- Arat e Zakos – arë, në P.
- Ball’ i Kurit - kullotë, në V.
- Ball i Llambros - kodër në mal, në P.
- Bir’ e Hosit – birë e madhe, në P.
- Bir’ e Jahjait - shpellë, në V.
- Bir’ e Kallanxhiut - shpellë, në V.
- Birat e Trapit Shpatit – shpella, në V.
- Blleshka - vend me ullinj, në V.
- Bogëza – ara, në VL.
- Bogej’ e Vogël – ara, në L.
- Botzat - vend ku dheu është i bardhë, në P.
- Bregu i Barit – breg, në P.
- Bregu i Fiqet – breg, në L.
- Bregu i Husenit - këmbë mali, në P.
- Bregu i Klishës – breg, në qendër.
- Bregu i Kuçubës – breg, në qendër.
- Bregu i Madh – breg, në V.
- Bregu i Mesëm – breg, në P.
- Bregu i Skumbos - breg ku ka pasur dikur shtëpinë Skumbua, në P.
- Bregu i shkurtër - breg, në P.
- Bregu i Verrevet - breg ku ndodhen varret e fshatit, në J.
- Brigjezat - këmbë malit, në P.
- Bukëmadha - ara e rripa, në VP.
- Cekuri – kullotë, në V.
- Çoçashilla - kullotë, në V.
- Çuçëlat - ara, në qëndër.
- Çuka - hundë mali, në P.
- Çuk’ e Madhe – kodër, në P.
- Çuk’ e Vogël - kodër, në P.
- Dervendi - çukë në mal, në P.
- Dërvizhëla - vreshta e ullinj, në V.
- Dërras’ e Bardhë - vend që ka dërrase guri, në P.
- Faqa e Bibisë - faqe mali, në P.
- Faqa e Sterrëzës - faqe mali, në P.
- Fiqe - ara, në V.
- Furrzat - ara në fushë, në L.
- Fush’ e Poshtër - fushë, në L.
- Gaxhova - grykë, në V.
- Goneja - vargmal i ulët, në L.
- Gorrica – kullotë, në V.
- Grava e Gropës Poshtër – birë, në P.
- Grava e Shkëmbit Kuq – shpellë, në P.
- Grikat e Muharit - vend grykë, në J.
- Grikat e Tahir Sulos – gryka, në VL.
- Grop’ e Kaminit - vend gropë, në P.
- Grop’ e Ledhez - vend grope, në P.
- Grop’ e Shkëmbit - vend grope, në P.
- Gropat e Muharit - ara në mal, në J.
- Gurët e Gletë – shkëmbinj, në P.
- Gur’ i Bonit – shkëmb, në V.
- Gjoli - kënetë e cila në verë thahet e mbillet, në JL.
- Hallukejt – ara, në J.
- Honi - shkallë, në P.
- Hund’ e Cjepurit - ara, në, L.
- Hund’ e Malit – hundë, në L.
- Jurtet e Bastrrive — kullota, në V.
- Jurtëza - baçë me ullinj, në V.
- Kadez - përrua, në V.
- Kallkanet - trepe, në V.
- Kapllana - kullotë, në V.
- Karandineza - arë, në V.
- Katavothra - ara, në L.
- Këneta - ara, në L.
- Kojdheleza – rrugë malore me dredha, në V.
- Kokorina - shesh me bexga, në P.
- Kondohundëza - hundë mali, në J.
- Kroi i Llodozit - krua, në P.
- Kucubëla - ara, në L.
- Kuçumberet - çuka në mal, në P.
- Kucuri - ara, në V.
- Kulluret - ara, në V.
- Kullureza - arë, në V.
- Lefterhora - arë në mal, në P.
- Lëmbati - ara në faqe mali, në L.
- Lëm’ i Cekurit - lëmë i vjetër, në L.
- Lëm’ i Gaxhevës - lëm’ i vjetër, në V.
- Lëm’ i Policit - bregore, hajsomer ku binte briri e mblidhej populli kur kishin për të zgjidhur nonjë çështje, në qëndër.
- Lëm’ i Resulit – lëmë, në P.
- Lëm’ i Senos – lëmë, në P.
- Lëm’ i Sulës – lëmë, në V.
- Lëm’ i Veli Omerit - lëmë me dërrasa, në J.
- Lëm’ i Vidhit – lëmë, në V.
- Lihadheza - qafë, në V.
- Luc’ i Deldezarit - faqe mali, në P.
- Luc’ e Shpatit - vend moçal, në P.
- Luc’ e Thatë - shesh, në P.
- Lucat e Arës Kostës – shesh, në P.
- Lumëra të Kuq – lumë, në P.
- Lum’ i Bardhe – lumë, në P.
- Llukai – grykë, në P.
- Makrohora e Madhe - fushë në mal, në V.
- Makrohora e Vogël - ara malore, në V.
- Mal’ e Bletës - majë, në V.
- Malçuka - çukë në mal, në J.
- Mal’ i Cinganit - mal.
- Mal’ i Gravës - qafë, në V.
- Mal’ i Karavait – mal, në P.
- Mal’ i Kolovisë - mal, në V.
- Mal’ i Kusulës - mal e kullotë, në P.
- Mal’ i Lazërit – mal, në V.
- Mal’ i Mirgalesë – mal, në P.
- Mal’ i Xhanarit - mal i Mazrekut, në V.
- Maneva – kullotë, në V.
- Mehmetshane - ara, në J.
- Mejdani Kërkeshës - shesh e arë, në P.
- Mejdenezit - sheshe, në P.
- Mezinate - kullotë, në V.
- Monokusat – ara, në qëndër.
- Musarandanjez - çuka shkëmbore, në P.
- Perivoli - vreshta e ullinj, në P.
- Pesëlisat - pesë lisa shekullorë në mal, në P.
- Përroi Arës Shanos - përrua, në VL.
- Përroi Deliut - përrua, në P.
- Përroi Fiqëve – përrua, në V.
- Përroi Hosit - përrua, në P. Këtu kishte monen’ e dhive mësuesi patriot Zenel Hamzai (Mulla Zeneli). nga Mazreku. Stanin e tij ai e përdorte edhe si shkollë të gjuhës shqipe. Kur jipte mësim ai i zgjidhte qënt’ e kopesë, me qëllim që grekët të mos ezbulonin do të veprimtarinë e tij klandestine (Jasin Mustafai - ish nxënës i Mulla Zenelit).
- Përroi karavait - përrua, në V.
- Përroi Kokos - përrua, në P.
- Përroi Lirit - përrua, në V.
- Përroi Lisit - përrua, në V.
- Përroi Mazrrekut - përrua, në P.
- Përroi Ullishtes – përrua, në V.
- Përroi Xhanit - përrua, në V.
- Përroi Zenos - përrua, në J.
- Pill i Haskarit — pyll, në J.
- Pill’ i Vogël - pyll, në J.
- Pill’ i Xhamisë – pyll, në P.
- Pillrat e Mezinate - pyje, në qëndër.
- Pulëla - ara, në V.
- Purdhëlat – ara, në qëndër.
- Puset e Bierve (fis) – pus, në P.
- Puset e Çaushit – puse, në V.
- Puset e Kusulës – puse, në V.
- Pus’ i Dabos – pus, në qëndër.
- Pus’ i Kupes – pus, në V.
- Pus’ i Lefterhorit – pus, në P.
- Pus’ i Lil Mullait - pus, në qëndër.
- Pus’ i Llodozit – pus, në P.
- Pus’ i Llugës - pus, në V.
- Pus’ i Palit – pus, në L.
- Pus’ i Shpardhesë - dy puse, në V.
- Qaf’ e Ballit – qafë, në J.
- Qaf’ e Bulgjerit – qafë, në P.
- Qaf’ e Dosës - qafë, në P.
- Qaf’ e Lirëve – qafë, në V.
- Qaf’ e Mesme – qafë, në P.
- Qaf’ e Përroit Thellë - qafë, në P.
- Qaf’ e Qiurit Hidos – qafë, në P.
- Qaf’ e Sheshit – qafë, në P.
- Qaf’ e Vrastovës – qafë, në L.
- Qaf’ e Zurllos – qafë, në P.
- Qafkaliveza - qafë mali, në P.
- Qafthana - qafë, në V.
- Qivur’ i Baliut - varr, në P.
- Qivur’ i Bregut Madh - varr, në P. Aty janë vrarë disa gropjotë për çështje kufiri.
- Qivur’ i Hidos - varr, në P.
- Qorshiza - vend shkrep, në P.
- Rrënja - ara, në JL.
- Rripat e Dukës - ara, në V.
- Rripat e Simit - ara, në P.
- Rripat e Thekrës - ara, në V.
- Rripat e Zikos - ara, në V.
- Smirta - pyje e ullinj, në V.
- Stan’ i Baxherrit - stan i vjetër, në P.
- Stan’ i Dinos — stan, në P.
- Stan’ i Zakos – stan, në P.
- Sterra – sterrë, në L.
- Sterr’ i Bibisë - sterrë, në P.
- Sterr’ e Skumbos – sterrë, në P.
- Strëngjëlloi – kodër, në JL.
- Shesh’ i Palit - shesh në mal, në P.
- Shesh’ i Gremisëm - shesh, në P.
- Shënbarbulla – ara, në qëndër.
- Shkall’ e Honit - shkallë pranë lumit, në P.
- Shkall’ e Kadez - shkallë, në V.
- Shkëmb’ i Bebesë – shkëmb, në P.
- Shkëmb’ i Blegëtores - shkëmb ku ka pasur bletë, në P.
- Shkëmb’ i Çipit - shkëmb, në P.
- Shkëmb’ i Çobanit – shkëmb, në P.
- Shkëmb i Kuq – shkëmb, në P.
- Shkëmb’ i Shpardhesë – shkëmb, në P.
- Trap’ i Çorres – pyll, në L.
- Trap’ i Dulit – pyll, në V.
- Trap’ i Gjokallit - pyll, në V.
- Trap’ i Hasanit - pyll, në L.
- Trap’ i Kaurit – pyll, në V.
- Trap’ i Koçullit - grykë me pyll, në qëndër.
- Trap’ i Kurtit – pyll, në V.
- Trap’ i Pusit - pyll, në V.
- Trap’ i Stramandeut - grykë e ara, në P.
- Trepet e Zekos - ara, në P.
- Trepet e Zerrit - ullinj, në P.
- Trepuset - puse ku ndodhej edhe një dërstilë, në T.
- Ulliri Ali Pashajt - ulli i madh në fushën e Gropës, në P. Thonë se ai ulli bënte 1000 okë vaj dhe e kish blerë Ali Pashai.
- Ulliri Sejres - vend ku bënte sehir fshati, në qëndër.
- Ullit e Baxherit - vreshta e ullinj, në qëndër.
- Ullit e Gjergjit – ullinj, në P.
- Ullit e Klishës - themelet e njij kishe të vjetër e ullinj, në P.
- Verret e Kaçubës – varre, në qëndër.
- Verret e Shehidet – varre, në qëndër.
- Verrezt e Kubesë – varre, në qëndër.
- Vësht’ i Fllugës - vësht me ullinj, në V.
- Vësht’ i Haxhiut - ullinj e pajame, në P.
- Vij’ e Lutit - lumëth i vogël, në qëndër.
- Vresht i Budës – vresht, në J.
- Vresht i Dobrate – vresht, në J.
- Vresht i Muharit - vreshtë, në J.
- Xhami e Çapurate – xhami, në qëndër.
- Xhami e Kovaçate – xhami, në qëndër.
- Xhami e Kolicate - xhami, në V.
- Xhami e Mahalesë - xhami, në V.
- Zall’ i Hanit – gërmadha, në qëndër.
Demografia
RedaktoFamiljet në fshatin Mazrek:(Para Luftës së Dytë Botërore)
Lista e familjeve të mbledhura nga Fatos Mero Rrapaj: Babanj, Bakrimatë, Balenj, Bathaj, Baxherri (Muho Baxherri), Belaiqo (fis i shuar), Burri, Capanjt, Gërratë, Çapuratë, Derratë, Dobratë, Gorricatë, Hasanatë, Kaskarë, Kaciqatë, Kamberatë, Karkadun, Kavellatë, Klocatë (Jahja Klosi), Kuçulatë, Kolicatë, Kolloçatë, Kovaçatë, Kordhbaratë, Kuçuber, Lapshat, Llodozatë (Rushit Lodozi), Manarë, Merkatë, Mezinatë, Murataj, Mullerë, Robi, Sepetat, Solomenj (Diko Solomoni), Shehali, Trimka, Uthulla (Xhelal Uthulla), Xhanarë.[3] Familje të tjera ishin: Sulejmani, Rexhepi.
Lidhje të jashtme
RedaktoBurimet
Redakto- ^ Fatos Mero Rrapaj (1995). Fjalori Onomastik i Epirit. Eurorilindja. f. 295.
- ^ Rrapaj. Fjalori Onomastik i Epirit. 1995. f. 296-299. Treguan: 1) Jasin Mustafai, 68 vjeç, teknolog, autodidakt, nga Mazreku, refugjat i vitit 1944, sot me banim në Vlorë. 2) Agush Damini, 62 vjeç, bujk, autodidakt nga Mazreku i Margëlliçit, refugjat i vitit 1944, sot me banim në Fier. Regjistruar në vitin 1963.
- ^ Rrapaj. Fjalori Onomastik i Epirit. 1995. f. 295.