Mehtab Baghu
Mehtab Baghu (Hindi: मेहताब बाग़, në gjuhën urdu: مہتاب باغ, që përkthehet: Kopshti i Dritës së Hënës) është një kompleks charbagh në Agra, në Indinë veriore. Ai gjendet në veri të kompleksit të Taxh Mahalit dhe Fortesës së Agras në anën tjetër të lumit Yamuna, në koordinatat 27°10′47″N 78°02′31″E / 27.17972°N 78.04194°E në ultësirën luginore.[1][2] Kompleksi i kopshtit, në formë katrore, është rreth 300 x 300 metra dhe i rreshtuar përsosmërisht me Taxh Mahalin në bregun përballë.[3] Gjatë stinës së shirave, terreni përmbytet pjesërisht nga ujërat.[4]
Mehtab Bagh | |
---|---|
Emrat amëtar Hindi: मेहताब बाग़ Stampa:Lang- | |
Kopshti i Dritës së Hënës | |
Lloji | Kopësht |
Qyteti më i afërt | Agra |
Koordinatat | 27°10′47″N 78°02′31″E / 27.17972°N 78.04194°E |
Sipërfaqja | 10.125 ha |
Ndërtuar | 1652 |
Stili arkitekturor | Kopshtet Mogule |
Organi drejtues | Archaeological Survey of India |
Historia
RedaktoKopshti Mehtab Bagh ishte i fundit nga njëmbëdhjetë kopshtet e krijuara nga Mogulët përgjatë lumit Yamuna përballë Taxh Mahalit dhe Fortesës së Agras;[2] ku i pari ishte Ram Baghu.[5] Është përmendur se ky kopësht u ndërtuar nga perandori i parë mogul Babur (në vitin 1530).[5] Është vërejtur gjithashtu se perandori Shah Jahan kishte identifikuar një sit në rrjedhën në formë gjysëm-hëne, të mbuluar me bar përgjatë luginës së lumit Yamuna si një vend ideal për të parë Taxh Mahalin. Pastaj u krijua si "një kopësht i shijimit të ndriçimit të hënës të quajtur Mehtab Bagh". Si pjesë e kopshtit u krijuan gjithashtu shëtitore të shtruara me të bardhë, pavijone në qiell të hapur, pellgje dhe çezma, me pemë frutore dhe bimë narcisi.[6] Kopshti u projektua si pjesë integrale e kompleksit të Taxh Mahalit përballë tarracës buzëlumore. Gjerësia e tij është identike me atë të pjesës tjetër të Taxh Mahalit.[2] Sipas legjendave të përshkruara në librin e udhëtarit francez të shekullit të XVII Jean Baptiste Tavernier dëshira e Shah Jahanit ishte të ndërtonte një mauzole prej mermeri të zi për vete, si binjak i Taxh Mahalit; megjithatë, kjo nuk mundi të bëhej për shkak se ai u burgos nga djali i tij, Aurangzebi. Ky mit është ushqyer më tej në vitin 1871 nga arkeologu britanik A.C.L. Carlleyle, që, ndërsa zbuloi mbetjet e një pellgu të vjetër në sit e ngatërroi atë me themelet e strukturës mitike.[2] Kështu, Carlleyle u bë kërkuesi i parë që vuri në pah mbetjet strukturore të sitit, megjithëse të nxira nga myshku dhe likenet.[4] Më vonë Mehtab Baghu u zotërua nga Raxha Man Singh Kacchawa i Amberit, që përvetësoi edhe tokën përreth Taxh Mahalit.[7]
Vërshimet e shpeshta dhe nxierja e materialeve ndërtuese nga fshatarët pothuajse e shkatërroi kopshtin. Strukturat e mbetura brenda kopshtit ishin në gjendje të rrënuar. Në vitet 1990, ekzistenca e kopshtit pothuajse ishte harruar dhe ishte degraduar në pak më shumë se një kodrinë e madhe rëre, e mbuluar me bimësi të egër dhe lym lumor.[8][4]
Plani i vendit
RedaktoMbishkrimet në sitin e Mehtab Baghut përmendin se ai i bashkohet kopshteve të tjerë në perëndim; këta janë quajtur "Chahar Bagh Padshahi" dhe "Chahar Bagh Padshahi i Dytë".[9] Kopshti rrethohet nga një kompleks muresh; ai është bërë prej tullash, suva gëlqereje dhe të veshur me gurë të kuq ranorë. Me një gjatësi prej 289 metrash muri lumor është pjesërisht i paprekur. I ndërtuar mbi platforma, ka kulla me kupola në gurë të kuq ranorë në formë tetëkëndore, që mund të kenë qëndruar në kënde. Në skajin perëndimor të terrenit ndodhet një rrugicë 2 - 2.5 m e gjerë e bërë me tulla, që i mbulon mbetjet e murin në perëndim.[4] Pranë hyrjes ndodhet një faltore e vogël dalite buzë lumit.[10] Nga katër kullat prej guri ranor, që shënojnë këndet e kopshtit, vetëm ajo në jug-lindje ka mbetur.
Në skajin jugor një pellg i madh tetëkëndor pasqyron imazhin e mauzoleut.[2] Në anën lindore ndodhet një depozitë e vogël qendrore. Kanalet e ujit e pasurojnë peizazhin në lindje dhe perëndim ndodhen ndërtesa baradari. Në murin verior ndodhet një portë.[2][3] Themelet e dy ngrehinave qëndrojnë pak në veri dhe jug të pellgut të madh, që me gjasa ishin pavijone kopshtare. Nga struktura veriore një ujëvarë e shkallëzuar duhet të ketë ushqyer pellgun. Kopshti në veri ka plan tipik katror, me kryqëzim aksial me një pellg katror në qendrën e tij. Në perëndim, kopshtin e furnizon një akuadukt.[11] Strukturat e tjera, jo në përputhje me planin e peizazhit origjinal përfshijnë fidanishte të zotëruar nga persona privatë, një tempull në vendin e një gaxiboje, një statujë e veçuar e B. R. Ambedkar-it duke mbajtur Kushtetutën e Indisë në oborr dhe reliket e një rrjeti furnizimi me ujë të parkut.[2]
Restaurimet
RedaktoRestaurimi i Mehtab Baghut filloi pasi Archeological Survey of India (ASI), vendosi standarde të reja për shqyrtimet e kopshtit mogul. Kjo përshfinte shqyrtimin e një sipërfaqeje, dokumentimin historik, vlerësimin paleobotanik, teknikat e gërmimit arkeologjik dhe koordinimet e kërkuara me ministritë e kulturës, turizmit dhe planifikimit.[12] Restaurimet filluan në vitet 1990, të mbështetura nga amerikanët, gjatë të cilave sitit të Mehtab Baghut iu shtua rrethimi me tel me gjemba.[13] Kopshtit, me këmbënguljen e ASI-t iu rikthye mjedisi origjinal me bimët që Mogulët përdornin në kopshtet e tyre. Megjithëse “National Environmental Engineering Research Institute” (NEERI) ka sugjeruar mbielljen e 25 specieve bimore që zbusin ndotjen çdo 2 m[2] në rinovimin e propozuar të kopshtit, kjo u kundërshtua nga ASI. Gjykata Supreme ndërhyri në çështje në favor të ASI-t, që donte kopshti të kishte vetëm bimët që mogulët përdornin në kopshtet e tyre.
U sugjerua një listë e përgjithshme e bimëve. Artistët pezizazhist të ASI-t e planifikuan me përpikmëri dhe rimbollën pemët, bimët dhe barishtet që përputheshin me Kopshtet Mogule, duke kopjuar kopshtet buzëlumore të sjellë në Indi nga Azia Qendrore në ‘Shalimar Bagh’ të Kashmirit. Rreth 81 bimë të përshtatura në Kopshtarinë Mogule u mbollën, duke përfshirë guava, maulshri, kaner, hibisk, agrume, nim, bauhinia, ashoka dhe xhamun. Barishtoret u mbollën në mënyrë të tillë që pemërt e larta të pasonin të ulëtat, pastaj shkurret dhe në fund lulet. Disa nga këto bimë prodhojnë lule me ngjyra të ndezura që shkëlqejnë nën dritën e hënës. Parku është restauruar në pamjen e tij origjinale dhe tani është bërë një vend shumë i mirë për të parë Taxh Mahalin.[2][5]
Arkeologjia
RedaktoGërmimet arkeologjike në sitin e Mehtab Baghut janë përshkruar si "krijuese të standardeve të reja për shqyrtimin e Kopshtit Mogul", duke përdorur teknika paleobotanike dhe gërmimesh.[12] Gërmimi i 90 000 metra kub dhe, u zhvilluan nga ASI (Archaeological Survey of India) në vitin 1994. Ai zbuloi një depozitë të madhe tetëkëndore me 25 çezma dhe një kopësht, të ndarë në katër pjesë. Mauzoleu i Mumtaz Mahalit gjendet mes hyrjes kryesore të Taxh Mahalit dhe skajit të Mehtab Baghut.[2] Kjo konfirmohet nga një letër nga Aurangzebi drejtuar Shah Jahanit, në të cilën ai tregon kushtet e kopshtit pas përmbytjes së vitit 1652.
Shiko edhe
RedaktoReferime
Redakto- ^ "Ticketed Monuments, Uttar Pradesh, Mehtab Bagh". Archaeological Survey of India. Arkivuar nga origjinali më 21 maj 2012. Marrë më 22 shkurt 2017.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ a b c d e f g h i j Avijit, Anshul (7 gusht 2000). "Nursery of History: The ASI's efforts to restore the Taj Mahal's fabulous medieval garden are bearing fruit". India Today Weekly Magazine. Arkivuar nga origjinali më 24 nëntor 2010. Marrë më 22 shkurt 2017.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!); Nuk lejohet formatim teksti në:|publisher=
(Ndihmë!) - ^ a b "Places of Interest". Mehtab Bagh. Uebsiti zyrtar i Qeverisë së Uttar Pradeshit, Departmenti i Turizmit. Arkivuar nga origjinali më 8 tetor 2012. Marrë më 22 shkurt 2017.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ a b c d "ANNEXURE Il GARDENS A. Mahtab Bagh A Development Plan". Archaeological Survey of India. 1996. fq. 16, 17, 23. Marrë më 18 tetor 2012.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ a b c "Mehtab Bagh". Lonely Planet. Marrë më 16 tetor 2012.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ David Stuart: Classic Garden Plans; 2004, fq. 33
- ^ Royina Grewal: In the Shadow of the Taj: A Portrait of Agra; 2008, fq. 237
- ^ Sarina Singh: India; 2009, fq. 409
- ^ Muqarnas; 1997, BRILL, fq. 160
- ^ Gavin Thomas: The Rough Guide to Rajasthan, Delhi & Agra; 2010, fq. 162
- ^ Janice Leoshko (2002). "Book review - The Moonlight Garden: New Discoveries at the Taj Mahal". Persimmon - Asian Literature, Arts and Culture. fq. 1. Marrë më 2 mars 2007.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ a b Michel Conan: Perspectives on Garden Histories; 1999, fq. 124‒
- ^ S. P. Agrawal: Information India: 1996-97: Global View; 1999, fq. 161
Bibliografia
Redakto- Agrawal, S. P. (1 janar 1999). Information India: 1996-97: Global View. Concept Publishing Company. ISBN 978-81-7022-786-1. Marrë më 18 tetor 2012.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - Conan, Michel (1999). Perspectives on Garden Histories. Dumbarton Oaks. ISBN 978-0-88402-269-5. Marrë më 18 tetor 2012.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - Grewal, Royina (1 janar 2008). In the Shadow of the Taj: A Portrait of Agra. Penguin Books India. ISBN 978-0-14-310265-6. Marrë më 18 tetor 2012.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - Singh, Sarina (1 shtator 2009). India. Lonely Planet. ISBN 978-1-74179-151-8. Marrë më 18 tetor 2012.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - Stuart, David (1 shtator 2004). Classic Garden Plans. Frances Lincoln Ltd. ISBN 978-0-7112-2386-8. Marrë më 18 tetor 2012.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - Thomas, Gavin (1 tetor 2010). The Rough Guide to Rajasthan, Delhi & Agra. Rough Guides Limited. ISBN 978-1-84836-555-1. Marrë më 18 tetor 2012.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - Muqarnas. BRILL. 1997. ISBN 978-90-04-10872-1. Marrë më 18 tetor 2012.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)