Mejtepi Ruzhdije

monument kulture në Kosovë

Mejtepi Ruzhdije (osmanisht: Mekteb-i Rüşdi ose Mekâtib-i Rüşdiye) u themelua në vitin 1867 në Gjakovë, Kosovë. Ky është një monument i trashëgimisë kulturore të Kosovës.[1]

Mejtepi Ruzhdije në Gjakovë
LlojiArkitekturore
VendndodhjaGjakovë, Kosovë
NdërtuarShek. XIX
Emri zyrtar: Monument /Ansambël
LlojiNën mbrojtje
Nr. i referencës868

Historiku

Redakto

Mejtepi Ruzhdije gjendet në vendin e quajtur "Mejtepi Ruzhdije", pranë shtëpisë së Sylejman Vokshit. Objekti është ndërtuar në vitin 1810. Në fillim objekti përdorej si mejtep i ciklit të ulët në gjuhën turke. Gjatë vitit 1908 mësimi filloi të aplikohej për herë të parë në gjuhën shqipe dhe shkolla u shndërrua në gurrë diturie dhe vatër arsimore e mësimit të mesëm klasor. Arkitektura e këtij objekti më tepër ka ngjashmëri me arkitekturën që e hasim në shtëpitë tradicionale. Objekti ka vetëm etazhën e përdhesës, e cila është e ngritur në katër shkallë dhe e vendosur në terren me pjerrtësi të vogël. Themelet janë nga materiali i gurit, ndërsa muret nga tullat e pjekura. Konstruksioni i dyshemeve është me dërrasa, ndërsa tavani është i punuar me trarëza druri dhe i veshur me elemente të dekoruara nga druri. Dukjet e jashtme nga rruga kryesore dhe lumi Krena karakterizohen me shumë dritare të vendosura në rend dhe të rrethuara me faqatura druri (korniza druri përreth dritareve). Gjatë vitit 2011 janë kryer punime në konservimin dhe restaurimin e objektit, me ç’rast janë kthyer në gjendjen origjinale të gjitha elementet e objektit, duke filluar nga konstruksioni i kulmit, ndërrimi i dyshemeve dhe tavaneve, rikthimi i dyerve dhe dritareve në formën dhe dizajnin siç kanë qenë. Në vitin 2013 nga stuhia që e përfshiu qytetin e Gjakovës kishte ndodhur dëmtimi i strehës së objektit dhe oxhakut nga rrëzimi i një lisi afër objektit. Këto dëmtime tashmë janë sanuar.[2]

Shih edhe

Redakto

Lidhje të jashtme

Redakto

Referime

Redakto
  1. ^ LISTA E TRASHËGIMISË KULTURORE PËR MBROJTJE TË PËRKOHSHME (PDF). Republika e Kosovës, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit. Marrë më 17 gusht 2016.
  2. ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 28 mars 2023. Marrë më 7 qershor 2023.{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)