Meksika

shtet në Amerikën e Veriut
(Përcjellë nga Meksikës)
This is the stable version, checked on 18 nëntor 2024. Template changes await review.

Shtetet e Bashkuara të Meksikës që njihet zakonisht si Meksika është një republikë kushtetuese federale në Amerikën e Veriut. Meksika ka një sipërfaqe prej 2 milion km² duke qenë kështu vendi i pestë në kontinentin amerikan dhe i katërmbëdhjeti në botë për nga sipërfaqja. Me një popullsi prej 111 milion banorësh Meksika renditet si vendi i 11-të në botë. Meksika është një shtet federal i përbërë nga 31 shtete dhe një Distrikt Federal. Kryeqytet i Meksikës është Qyteti Meksiko.

Shtetet e Bashkuara Meksikane

Estados Unidos Mexicanos
(spanjisht)
Emblema - Meksika
Meksika Meksika
Vendndodhja - Meksika
Vendndodhja - Meksika

Gjeografia

Redakto

Meksika bën pjesë në Amerikën e Veriut. Ajo kufizohet me SHBA, Guatemalën dhe Belizën. Laget nga oqeani Paqësor dhe Gjiri i Meksikës. Territori i Meksikës ka dy vargmale, Sierra Madre Lindore dhe Sierra Madre Perëndimore, nga veriu në jug duke përfshirë edhe pllajën qendrore. Në jug, rrafshnalta ndahet nga Paqësori nga Sierra Madre Jugore. Pllaja qendrore është zonë sizmike me vullkane aktivë (Popokatepetl, 5452 m dhe Ikstaçiuatl, 5286 m).

Bregu i Paqësorit përbëhet nga ultësira të ngushta bregdetare: për rreth 1300 km shtrihet gadishulli i Kalifornisë së Poshtme. Brigjet e gjirit të Meksikës janë të ulëta dhe vijëdrejta deri në gadishullin Jukatan. Lumi Rio Grande për 1800 km shënon kufirin me SHBA dhe derdhet në gjirin e Meksikës. Rrjedhat e tjera të ujit zbresin në anën atlantike dhe grumbullohen në liqenet e kripur. Në anën e Paqësorit rrjedhat e ujit janë të shkurtra e të rrëmbyera.

Pjesa më veriore e vendit ka një klimë shumë të nxehtë dhe të thatë, sepse malet pengojnë erërat oqeanike. Në pjesën më të madhe të pllajës qendrore, klima tropikale zbutet nga lartësia. Mbi 2000 m lartësi klima është malore. Në zonat bregdetare dhe në Jukatan klima është tropikale, me temperatura të larta.

Ekonomia

Redakto

Meksika është një vend i industrializuar dhe i pasur me burime natyrore. Është vendi i parë në botë për prodhimin e argjendit, zotëron vendburime metani, ari, bakri, hekuri, zinku, plumbi. Është e zhvilluar industria siderurgjike, nxjerrja dhe përpunimi i naftës dhe bien në sy investimet të kapitaleve të huaja (sidomos ShBA), që tërhiqen nga krahu i lirë i punës.

Në sektorin e bujqësisë është e punësuar rreth 1/4 e popullsisë, por rendimentet në bujqësi nuk janë të larta. Rreth 10 % e tokave bujqësore është në pronësi të ndërmarrjeve të mëdha, që bazohen në një bujqësi moderne dhe prodhojnë për eksport (pambuk, kallam sheqeri, kafe, kakao), por pjesa tjetër është e ndarë në eksporte të vogla që bazohen në bujqësinë tradicionale (grurë, fasule, misër). Në Meksikë ndodhen kompani të rëndësishme si Pemex, kompania me e rëndësishme në Amerikën Latine dhe e 7 në botë, Cemex e treta kompani më e zhvilluar në botë dhe kryesorja ne Amerikën Latine. Meksika është e dyta ekonomi ne Amerikën Latine pas Brazilit, dhe e 12 në botë.

Demografia

Redakto

Popullsia përbëhet nga të bardhët (rreth 10 %), sidomos me prejardhje spanjolle, 30 % nga indigjenët, ndërsa pjesën më të madhe e përbëjnë metisët. Gjatë dyzet viteve të fundit vendi ka pësuar një rritje të madhe të popullsisë. Për shumë meksikanë e vetmja shpresë mbeti emigrimi drejt ShBA.

Gjuha zyrtare është spanjishtja, që flitet nga rreth 90% e popullsisë ; janë të përhapura edhe gjuhë të ndryshme amerinde (nahua, maja, etj.). Feja më e përhapur është katolicizmi me mbi 90 % të popullsisë.

Zonat më të populluara të Meksikës janë pllaja qendrore kufiri me SHBA. Qytetet kryesore janë Qyteti Meksiko, Guadalajara, Monterrej, etj.

Kultura

Redakto


Telekomunikacioni
Transporti
Ushtria
Turizmi

Rrjeti rrugor është mjaft i ngjeshur. Për t'u përmendur është Karretera Panamerikane, që përshkon vendin nga veriu në jug. Po shtohet përdorimi i rrjetit hekurudhor dhe transporti ajror; portet detare kryesore ndodhen ne gjirin e Meksikës. Sektori i shërbimeve ka pësuar një zhvillim të madh. Këtu prin turizmi. Zhvillimi i vendit dëmtohet nga borxhi i jashtëm shumë i lartë. Prej vitit 1994 Meksika, Kanadaja dhe SHBA, kanë krijuar një zonë të shkëmbimit të lirë të mallrave, NAFTA.

Lidhje të jashtme

Redakto
  Commons: Meksika – Album me fotografi dhe/apo video dhe materiale multimediale
  Commons: Meksika – Album me fotografi dhe/apo video dhe material multimediale