Memoriali i Hormovës ose Memoriali i Masakrës së Hormovës është një monument historik, që ndodhet në jug të Shqipërisë. I ndodhur buzë rrugës nacionale, që të drejton drejt qytetit të Këlcyrës dhe Përmetit, Memoriali i Hormovës është ngritur në mars të vitit 1982, për nder të 217 banorëve të këtij fshati të vrarë brenda një nate nga bandat shoviniste greke, në prill të vitit 1914, në vendin e quajtur 'Kodër', 7 kilometra larg Hormovës.[1]

memorialihormovës
Pllakata e memorialit të Hormovës buzë rrugës nacionale drejt Grykës së Këlcyrës

Masakra greke e Hormovës

Redakto

Masakra e Hormovës është një nga ngjarjet më të rëndë që ka përjetuar populli shqiptar gjatë Luftës së parë Botërore. Siç shkruan në librat e tij, historiani Pëllumb Xhufi, më 27 prill 1914 në fshatin HormovëTepelenës bandat e ushtarëve dhe të andartëve grekë masakruan 217 burra e djem hormovitë brenda ambienteve të manastirit të Shën Mërisë, mbi fshatin Kodër. Xhufi e cilëson si ngjarje të kobshme dhe vrasje të programuar nga Athina zyrtare për t’iu kundërvënë ndarjes së kufijve greko-shqiptarë të fiksuara përfundimisht nga Protokolli i Firences. Kështu në muajt prill e maj 1914, me dhjetëra mijëra banorë të fshatrave të jugut, braktisën vatrat e tyre dhe u dyndën drejt veriut. Me mijëra ishin ata që vdiqën nga uria, etja, epidemitë e sëmundjet e ndryshme.[2]

Plani për rindërtimin e memorialit të Hormovës

Redakto

Në shtator të vitit 2020, një grup atdhetarësh shqiptarë morën iniciativën për t'a rikonstruktuar nga fillimi, memorialin e Hormovës, me një projekt ambicioz, ku do të shpluhurosej historia e dhimbshme e masakrës greke ndaj shqiptarëve. Duke bërë disa thirrje nëpër rrjete sociale, nismëtarët fillimisht grumbulluan fondet për ndërtimin e memorialit, me ndihmën e atdhetarëve shqiptarë nga diaspora e bota, më pas kërkuan lejen në bashkinë Tepelenë për të filluar punimet. Pasi bashkia Tepelenë dha garancinë për rikonstruksionin e memorialit, filluan punimet, por disa ditë më vonë, zyrtarët e bashkisë Tepelenë bënë thirrje të ndaleshin menjëherë punimet.[3]

Edhe pse kanë kaluar disa muaj, që nga ndërprerja e punimeve, nismëtarët pretendojnë dhe janë të bindur se ka presione nga autoritetet greke, për të mos lejuar rindërtimin e këtij memoriali. Ata shpresojnë dhe presin të marrin një leje nga autoritetet lokale sa më shpejt të jetë e mundur.[4]

Referime

Redakto
  1. ^ "100 vjetori i masakrës së Hormovës". top-channel.tv (në anglishte amerikane). Marrë më 2021-03-15.
  2. ^ tg. "Prof. Pëllumb Xhufi/ Tek kisha, në Kodër ku u masakruan 220 burra e djem hormovitë". Gazeta Telegraf. Marrë më 2021-03-15.
  3. ^ "Memoriali në përkujtim të masakrës greke ndaj shqiptarëve në 1914, pritet të rifillojnë punimet - Shqiptarja.com". shqiptarja.com. Marrë më 2021-03-15.
  4. ^ "'Greqia presion për ndërprerjen e punimeve', reagon Tërmet Peçi: Memoriali i Hormovës është në ruajtje të Bashkisë, çdo ndërhyrje është e paligjshme". newsbomb.al. Arkivuar nga origjinali më 19 mars 2021. Marrë më 2021-03-15.