Hormovë është një fshat në Qarkun e Gjirokastrës, në jug të Shqipërisë, në krahinën etnografike të Labërisë.[1] Me reformën territoriale më 2015 u bë pjesë e Njësisë administrative Qendër.[2]

Historia

Redakto

Në kushtet e Luftës Ballkanike dhe ngritjes së lëvizjes vorio-epiriote, fshati i Hormovës u pushtua nga njësitë ushtarake greke. Më 29 prill 1914 ushtarët dhe andartët grekë masakruan 220 meshkuj hormovitë brenda ambienteve të manastirit të Shën Mërisë, mbi fshatin Kodër. Kur në maj gjenerali hollandez Dever, mbërriti në vend, dëshmoi një pamje të kobshme. Raportet e gjeneralit hollandez dhe ekipit mjekësor që e shoqëroi i tronditën kancelaritë evropiane[3]. Kjo u bë e njohur si Masakra e Hormovës.

Referime

Redakto
  1. ^ "Location of Hormovë". Marrë më 6 mars 2010. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ "Ligji nr. 115/2014" (PDF). Arkivuar nga origjinali (PDF) më 24 shtator 2015. Marrë më 15 shkurt 2018. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ Pëllumb Xhufi, Te kisha në Kodër, ku u masakruan 220 burra e djem hormovitë. http://telegraf.al/dosier/prof-pellumb-xhufi-tek-kisha-ne-koder-ku-u-masakruan-220-burra-e-djem-hormovite