Mentor Hamiti është inxhinier i teknologjisë informative dhe profesor universitar i Universitetit të Evropës Juglindore, Republika e Maqedonisë së Veriut.[1]

Biografia

Redakto

Mentor Hamiti ka ndërtuar karrierën e tij profesionale në Fakultetin e Shkencave dhe Teknologjive Bashkëkohore në Universitetin e Evropës Juglindore (UEJL). Aktualisht mban lëndë në studimet pasdiplomike si Etika Profesionale në IT dhe Përgatitja e Punimeve Shkencore, si dhe lëndë në studimet deridiplomike nga fusha e Shkencave Kompjuterike.[2] Gjithashtu është i angazhuar si ligjërues me kohë të pjesshme edhe në Universitetin e Prizrenit dhe në Kolegjin AAB në Republikën e Kosovës.

Është bashkautor i librit Etika në IT. Ka marrë pjesë në më shumë se dhjetëra programe dhe seminare të ndryshme ndërkombëtare të trajnimit nga fusha e arsimit në vend dhe jashtë vendit. Emri i tij paraqitet si autor ose bashkautor në më shumë se 50 punime të botuara në konferenca, revista ose libra përmbledhjesh nga fusha e shkencave kompjuterike dhe ajo e bioetikës. Ka qenë gjithashtu ligjërues i ftuar nga Njësia e UNESCO-s në Konferencën e Bioetikës "Përdorimi Etik, Ligjor dhe Kriminal i Internetit" në Saint-Vincent, Itali dhe në Konferencën e 6-të Botërore të Inovacionit dhe Shkencave Kompjuterike (ISODE), në Antalia, Turqi; Bashkëkryesues i Konferencës së 5-të Ndërkombëtare për Arsim (IC-ED), Shkup, Maqedoni e Veriut dhe Kryetar i Konferencës së 7-të Botërore për Inovacionin dhe Shkenca Kompjuterike (INSODE), Prishtinë, Republika e Kosovës. Gjithashtu është edhe fitues i çmimit të parë për kontribut shkencor me punimin Etika dhe Sfidat e Mileniumit të Tretë, në Konferencën EACME, Pragë.

Për më tej, ai është Kryetar i Njësisë Maqedonase të Rrjetit Ndërkombëtar të UNESCO-s për Bioetikë; person kontakti për programet e BE-së Horizont 2020, për Teknologjitë e Informacionit dhe Komunikimit; Anëtar i Këshillit Shkencor të Institutit të Mjedisit dhe Shëndetit, UEJL; Anëtar i Komitetit Shkencor të Institutit Alb-Shkenca dhe recensent i disa botimeve ndërkombëtare.[3]

Shih edhe

Redakto

Referime

Redakto
  1. ^ Vejseli, Liridona (2023-02-21). "Prof. Dr. Mentor Hamiti, zgjidhet kryetar i Senatit të UEJL-së". Pa Censurë. Marrë më 2024-11-06.
  2. ^ https://www.seeu.edu.mk/en/~m.hamiti
  3. ^ Mustafa Ibrahimi (red.) Instituti Alb-Shkenca ndër vite 2002-2023 (Monografi), fq. 74, ISBN 9789951518208