Merita Dabulla është një aktore shqiptare.

Biografia

Redakto

Ajo ka lindur në 18 janar 1957 në Tiranë, Shqipëri. Në vitin 1975 përfundon Liceun Artistik “Jordan Misja” për balet dhe emërohet balerinë në Tiranë dhe fillon punë si balerinë pranë Teatrit të Operës dhe Baletit ku punon deri në vitin 1976. Gjatë këtij viti ajo do të interpretojë në balete të ndryshëm si : “Cuca e maleve”, “Halili dhe Hajria”, “Familja e peshkatarit” etj. “Në vitin 1976 fillon studimet e larta në Akademinë e Arteve në Degën e Dramës. Diplomohet në vitin 1980. Gjatë kohës së Akademisë interpreton në drama e komedi si: “Gryka e Nëmur”, “I sëmuri për mend”, “Lezja”, “Prefekti”, “Zonja nga qyteti” etj. Pas diplomimit emërohet aktore në Teatrin Popullor (sot Teatri Kombëtar) më pas kalon në Cirkun e Shtetit ku punon për 13 vjet. Krahas interpretimeve të saj si aktore në teatër apo si pantonimiste në cirk ajo ka realizuar në Radio Tirana rubrikën për fëmijë “Dëgjoni emisionin e Pionierit”. Gjithashtu ka qenë edhe prezantuesja e programit javor të Televizionit Shqiptar “ E Shtuna Humor”. Merita Dabulla ka dhënë edhe mësim në Akademi, në Degën e Mjeshtërisë së Aktorit, për kllounat dhe pantonimistët. Në kinematografi ka luajtur disa role si : “Balonat”, “Përtej mureve të gurta”, “Dy herë mat” “Pesha e kohës”, “Edhe kështu edhe ashtu”, "Kur hapen dyert e jetës" etj. Në vitin 1993 largohet nga Atdheu për në Athinë (Greqi). Në Greqi është anëtare e Degës së Athinës të Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Greqisë dhe punon në komisionin qëndror të Shoqatës “Liter Art”. Shkruan në gazetën lokale të Athinës dhe në gazetën “Tribuna”. Është bashkëpunëtore e revistës “Iliriana”, duke u shquar në përhapjen dhe publikimin e letërsisë shqipe në Athinë. Së fundmi Shoqata ku Ajo bën pjesë ka botuar Antologjinë e Prozës me titullin “Maska e ditës” dhe Antologjinë e Poezisë me titullin “Qiejt e shpirtit”. Këto Antologji janë fryt i punës së shkrimtarëve shqiptarë që banojnë në Greqi. Në Greqi Merita Dabulla ka interpretuar edhe në disa filma grek si “7 vjehërat e pavdekshme”, “Poshtë Akropolit”, “Vodkaportokalli”, “Kafeja e Harrasë” etj. [1] [2]

Rolet filmike

Redakto

Literatura

Redakto
  • Hoxha, Abaz (2002). Enciklopedia e kinematografise shqiptare. Autore & vepra. Tirana: Toena. ISBN 99927-1-555-3.
  • "Merita Dabulla | Actress". IMDb (në anglishte amerikane). Marrë më 2024-06-25.
  • Profil aktorki

Referime

Redakto
  1. ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 2 qershor 2021. Marrë më 25 shtator 2020. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)
  2. ^ https://aktoretshqiptare.info/2019/12/14/merita-dabulla-ja-si-dublova-dy-here-anisa-markarjan/[lidhje e vdekur]