Dy herë mat
Dy herë mat Arkivi i filmit | |
---|---|
Titulli shqip | Dy herë mat |
Origjinali | Dy herë mat |
Vendi i prodhimit | Sarandë |
Viti i prodhimit | 1986 |
Koha (Zëri) - (PAL/DVD) | 80:34 |
Zhanri | Komedi |
Gjuha origjinale | Shqip |
Ekipi realizues | |
Regjia | Bujar Kapexhiu |
Skenari | Bujar Kapexhiu |
Muzika e filmit | Aleksandër Lalo |
Kameramani | Leonel Konomi |
Drejtori artistik | Astrit Tota |
Prodhuesi i filmit: | Shqipëria e Re |
Aktorë kryesorë | |
Bujar Kapexhiu Alfred Bualoti Manjola Begolli Aleko Prodani | |
Aktorët tjerë | |
Fadil Kujovska Pavlina Mani Zyliha Miloti Agim Bajko Met Bega Pëllumb Deçolli Ilir Bezhani Karafil Shena Agim Shuke Ervehe Veizi Fatmir Xhelili |
Dy herë mat është një film shqiptar komedi i prodhuar në vitin 1986 nga ish-kinostudio "Shqipëria e Re".[1][2]
Përmbajtja e filmit
Redakto"Dy herë mat" është një film komik, shumë i pëlqyer nga publiku, i drejtuar nga Bujar Kapexhiu, i cili ka luajtur një rol kryesor. Filmi është i mbushur me situata komike të papritura.
Ilo Pinci, specialist i peshkut dhe i midhjeve, si dhe shahist i njohur, arrin në një qytet të vogël bregdetar, ku është ftuar për të marrë pjesë në një simultane shahu. Por ajo që e shtyn më shumë të vijë në këtë qytet është dëshira e tij e fshehtë për të zbuluar të dhëna praktike dhe teknike lidhur me kultivimin e midhjeve. Gjatë një diskutimi, ai hedh poshtë mendimin e Sazanit, specialist dhe kultivues i midhjes. Vajza e Sazanit, e cila është gjithashtu një shahiste e talentuar, merr pjesë në ndeshjen e shahu. Ilo është i bindur se do ta përballojë lehtësisht ndeshjen me shahistët vendas, por në simultane humbet nga Rudina e vogël, e cila vendos një midhje si simbol të mbretëreshës. Ai pranon humbjen e dyfishtë, kur mësohet se ajo është vajza e kundërshtarit të tij, edhe në punë.
Interpretojnë
Redakto- Bujar Kapexhiu si Ilo Pinci
- Aleko Prodani si Kopi Kulaj
- Fadil Kujovska si Cuk Vrapi
- Alfred Bualoti si Sazani
- Manjola Begolli si Rudina Leka
- Pavlina Mani si Gruaja e Ilos
- Zyliha Miloti si Gruaja e Kopit
- Ervehe Veizi si Mamaja e Rudinës
- Agim Bajko si Met Çiftja
- Pëllumb Deçolli si Selim Teku
- Karafil Shena si Arben Cali, Polici i rendit
- Agim Shuke si Shefi i Policisë
- Ilir Bezhani si Sokol Sako
- Fatmir Xhelili si Azisi
- Met Bega si Turisti
- Merita Dabulla si Gruaja e turistit
Shiko edhe
RedaktoReferime
Redakto- ^ Kapexhiu, Bujar, Dy herë mat (Comedy, Family) (në anglisht), Agim Bajko, Met Bega, Manjola Begolli, Albafilm-Tirana, marrë më 2025-01-10
- ^ "DY HERË MAT". Radio Televizioni Shqiptar - RTSH. Marrë më 20 janar 2025.
{{cite web}}
: Mirëmbajtja CS1: Gjendja e adresës (lidhja)