Agim Shuke
Agim Shuke (Kuçova, 29 prill 1942 - 20 maj 1992) ishte aktor shqiptar. Pas mbarimit të studimeve në Institutin e Lartë të Arteve (sot Akademia e Arteve), ai filloi punën si aktor në Teatrin Popullor (sot Teatri Kombëtar) dhe më vonë si pedagog në Institutin e Lartë të Arteve.
Kinematografia
RedaktoNë kinematografi, Agim Shuke do të interpretonte 20 role. Roli i tij i parë ishte ai i Dinit në filmin “Oshëtim në bregdet” në vitin 1966. Më pas, ai do të luante në role të tjera të rëndësishme, si roli i Bashkimit në filmin “Plagë të vjetra” në vitin 1969, roli i Sandrit në filmin “Në fillim të verës” në vitin 1975, roli i Komisarit Shqiptar të Bazës Detare në filmin “Ballë për ballë”, roli i Musait në filmin “Militanti” në vitin 1984, dhe shumë të tjera.
Roli i tij i fundit ishte ai i Babait të Anilës në filmin “Një djalë edhe një vajzë” në vitin 1990.
Vdekja
RedaktoAgim Shuke ndahet nga jeta dhe nga familja e tij në vitin 1992 nga një atentat.[1]
Filmografia
RedaktoViti | Titulli i filmit | Roli |
---|---|---|
1990 | Fletë të bardha | Kryetari i Kooperativës |
1990 | Një djalë edhe një vajzë | Babai i Anilës |
1988 | Shkëlqimi i përkohëshëm | Trajner Lelo |
1988 | Treni niset në shtatë pa pesë | Doktori |
1987 | Telefoni i një mëngjesi | Dhimitri |
1986 | Dy herë mat | Shefi i Policisë |
1986 | Rrethimi i vogël | Faiku, Sekretari i Partisë së Rrethit |
1985 | Të shoh në sy | Zv/Drejtori |
1984 | Militanti | Musai |
1984 | Taulanti kërkon një motër | Gëzimi |
1982 | Shi në plazh | Dajë Zeno |
1982 | Nëntori i dytë | Jani Minga |
1980 | Një ndodhi në port | Inxhinieri i laboratorit |
1980 | Vëllezër dhe shokë | Dania, nallbani i fshatit |
1979 | Ballë për ballë | Komisari Shqiptar i Bazës |
1979 | Përtej mureve të gurta | Doktor Xhema |
1978 | I treti | Gëzimi |
1978 | Vajzat me kordele të kuqe | Mësuesi i Historisë |
1975 | Në fillim të verës | Sandri |
1969 | Plagë të vjetra | Bashkimi |
1966 | Oshëtimë në bregdet | Dini |
Lidhje të jashtme
Redakto- Agim Shuke tek IMDb
Referime
Redakto- ^ "Agim Shuke, misteri i vrasjes së aktorit në 1992 - Shqiptarja.com". shqiptarja.com. Marrë më 2025-01-10.
Ky artikull mbi filmin është i cunguar. Ju mund të ndihmoni Wikipedian duke e zgjeruar atë. |