Rrethimi i vogël

film
This is the stable version, checked on 6 mars 2025. 3 pending changes await review.
Rrethimi i vogël
Arkivi i filmit
Titulli shqip Rrethimi i vogël
Origjinali Rrethimi i vogël
Vendi i prodhimit Pogradec
Viti i prodhimit 1986
Koha (Zëri) - (PAL/DVD) 82:40
Zhanri Dramë
Gjuha origjinale Shqip
Ekipi realizues
Regjia Saimir Kumbaro
Skenari Ruzhdi Pulaha
Muzika e filmit Ardit Gjebrea
Kameramani Gavrosh Haxhihyseni
Drejtori artistik Kreshnik Hashorva
Prodhuesi i filmit: Shqipëria e Re
Aktorë kryesorë
Timo Flloko
Sulejman Pitarka
Violeta Manushi
Kadri Roshi
Aktorët tjerë
Albert Verria
Ilir shkurti
Minella Borova
Mevlan Shanaj
Marjeta Larja
Pandi Raidhi


Filmi "Rrethimi i vogël" prodhim i vitit 1986.

Regjia: Saimir Kumbaro, Skenari: Ruzhdi Pulaha,Operator Gavrosh Haxhihyseni,Drejtor Filmi:Kreshnik Hashorva,N/Drejtor Filmi:Leon Qafzezi & Agron Halili, Producent: Shqipëria e re , Muzika: Ardit Gjebrea.

Përmbajtja e filmit

Redakto

Agroni, një veteriner i cili caktohet me detyrën e kryetarit të komitetit ekzekutiv të rrethit. Me vedosjen e tij si drejtues, ndjehet i rrethuar nga ndikimi i përsonave si në familje dhe në shoqëri. Frosa, e vjehra e tij, fillon të krijoj telashe në punë, duke kërkuar të ndihmojë disa miq të saj, të cilët i ofrojnë edhe rryshfete. Nga ana tjetër, Maksi i kërkon ta ndihmojë për të motrën, për të cilën i mban edhe mëri. Gjendet në udhëkryq kur Drita, e shoqja, kërkon të ruaj vendin e punës të të vëllait, si drejtor në pallatin e kulturës të rrethit. Xhaxhja Zenuni i rikujton mundësinë e ndikimit nga të afërmit. Agroni nuk bënë kompromis, por është më i vendosur të veprojë në përputhe me ndërgjegjen e tij.Filmi tregon qartë se  në cdo organ shtetëror u emëroheshin njerëz punëtor qe I jepnin kontribut ekonomisë së shtetit ndër ta ishte edhe veterineri  Agroni .Filmi tregon gjithashtu problemin e favorizimit famljarët e Agronit dhe rrethi I tij shoqëror mundoheshin te perfitonin nga posti I tij.Timo Flloko ka  realizuar shumë filma ku temat kryesore kanë qenë korrupsioni ,favorizimi  dhe dashuria për atdheun. Arsyeja e titullit ishte keshilla e xhaxhait e tij “Të pangopurit për punë e pushtet janë të afërmit e tu’’ prandaj dhe filmi mori titullin ‘’Rrethimi I vogel’’

AKTORET

Redakto