Mevlan Shanaj (Mallakaster Ngracan, 7 shkurt, 1945 -) është një regjizor, aktor dhe producent shqiptar. I konsideruar si një mjeshtër i madh dhe një artist i merituar, punon si profesor në degën e filmit në Akademinë e Arteve, Tiranë.

Është prezantuar për publikun si aktor, regjisor në kinema dhe televizion, dhe si producent. Nga viti 1987 deri më 1992 ka qenë Drejtor i Departamentit të Filmit në TVSH. Shkëputet për 4 vite nga televizioni dhe kthehet në vitin 2001 si drejtor i Departamentit të Filmit dhe Spektaklit në TVSH. Në vitin 2001 ka filluar punën e producentit dhe regjisori me "Zig-Zag" Film. Më 2005-2006 ka ushtruar profesionin e pedagogut në Akademinë e Filmit dhe Multimedias "Marubi" e deri më sot në degën e regjisë në Akademinë e Arteve. Në vitin 2005 i jepet titulli “ Qytetar Nderi i Mallakastrës”. Në vitin 2008 mori titullin "Mjeshtër i Madh".

Shanaj ka interpretuar në filmat: I teti në bronz(1970) regjisor Viktor Gjika, Malet me blerim mbuluar (1971) regjisor Dhimitër Anagnosti, Guximtarët (1970) regjisor Gëzim Erebara, Rrugicat që kërkonin diell (1975) regjisor Saimir Kumbaro dhe Rikard Ljarja, Ballë për Ballë (1979) regjisor Kujtim Çashku, Rrethimi i Vogël (1986) regjisor Saimir Kumbaro, Pranvera s'erdhi vetëm (1988) i Piro Milkanit, Unë e dua Erën (1991), regjisor Albert Minga, Viktimat e Tivarit (1996) regjisor Ekrem Kryeziu, Lule të Kuqe Lule të Zeza realizim i vetë Shanaj, Në kërkim të kujt regjisor Gjergj Xhuvani.

Të tjera realizime të tij janë filmat artistikë: Korrierët (1976), Plumba Perandorit (1980 ), I paharruari (1984), Të Shoh në Sy (1985), Një Telegram dhe një Këngë (1986), Fletë të Bardha (1990).

Gjatë punes ne RTSH ka realizuar rreth 30 vepra te zhanreve te ndryshme televizive, drama televisive, dhe shumë spektakle. Ka botuar një libër të quajtur, Ekrani është vetë ëndrra.

Filmografia

Redakto

Aktrim

Redakto

Dokumentarë

Redakto
  • Tefta Tashko
  • Marije Kraja
  • Berati
  • Katër mëngjeze
  • Rruga b.kater
  • Lasgush Poradeci
  • Gju më gju
  • Komani
  • Pandi Raidhi
  • Shqiptari i vonuar
  • Bibla dhe kurani
  • Ftesë nga Iliri
  • Përcjellja
  • Shkronjat e Pavarsise
  • Te fala Ndreke Luca.
  • Rrugët
  • Koha e pelikules (Xhanfise Keko)

Producent

Redakto
  • Lule të kuqe lule të zeza (2003)
  • Koncert Elsa Lila (2004)
  • Ftesë nga Iliri (2004)
  • Visi (2005)
  • Përcjellja
  • Vangjush Furxhiu (2008)
  • Pharmakon (2012)
  • Dita e fundit e Loro Shestanit (2012)
  • Të fala Ndrekë Luca (2013)
  • Rrugët (2016)