Albert Vërria
aktor shqiptar
(Përcjellë nga Albert Verria)
Albert Vërria (Fier, 3 shtator 1936 - Vlorë, 17 gusht 2015). Pasi mbaroi shkollën e mesme bujqësore, gjatë viteve 1956 - 1959 punoi si zooteknik. Përfundoi shkollën e lartë për aktor “Aleksandër Moisiu” (1959 -1963). Në vitin 1963 emërohet aktor në Teatrin e Vlorës. Në teatrin e Vlorës u angazhua në mbi 90 role ku spikat ai i Veipit tek "Familja e peshkatarit". Albert Verria njihet si aktor karakteresh dhe në kinematografi realizoi mbi 40 role, përfshirë xha Sulon tek "Kapedani" dhe i Nuri Beun tek "Koncert në vitin 36". Në vitin 1979, Albert Vërrisë iu dha titulli “Artist i Popullit”.
Kinematografia
Redakto- Trapi i Vjetër (2005), komedi
- Historiani dhe kameleonët (1988), Historiani
- Misioni përtej detit - (1988), Dionisis, Kepucari
- Në emër të lirisë - (1987)
- Rrethimi i vogël - (1986), shoku Kopi
- Melodi e pandërprerë - (1985) Bariu
- Ditë të qytetit tim - (1982) (TV)
- Agimet e stinës së madhe (1981), Soll Lili
- Dëshmorët e monumenteve (1980), Tasi
- Përtej mureve të gurta - (1979), Babai i Asimes
- Koncert në vitin 1936 - (1978), Nuri Beu
- Nga mesi i errësirës - (1978) , Ibishi
- I treti - (1978), Saliu
- Thirrja - (1976), Lec Kabashi
- Në fillim të verës - (1975) , Kaporal Pelegrini
- Shtigje të luftës - (1974), Jani Ferra
- Shpërthimi - (1974) xha Kasemi
- Brazdat - (1973), babai i Ademit
- Operacioni zjarri - (1973), Hiluku
- Kapedani - (1972), xha Sulo
- Kur zbardhi një ditë - (1971), Bakalli
- I teti në bronz - (1970), Alo
- Përse bie kjo daulle - (1969), i dehuri
Lidhje të jashtme
Redakto- Albert Vërria tek IMDb