Kur zbardhi një ditë
Kur zbardhi një ditë Arkivi i filmit | |
---|---|
Titulli shqip | Kur zbardhi një ditë |
Origjinali | Kur zbardhi një ditë |
Vendi i prodhimit | Shqipëri |
Viti i prodhimit | 1971 |
Koha (Zëri) - (PAL/DVD) | 107:40 |
Gjuha origjinale | Shqip |
Ekipi realizues | |
Regjia | Piro Milkani |
Skenari | Anastas Kondo |
Muzika e filmit | Feim Ibrahimi |
Kameramani | Petraq Lubonja |
Drejtori artistik | Spiro Metalino |
Prodhuesi i filmit: | Shqipëria e Re |
Aktorë kryesorë | |
Demir Hyskja Birçe Hasko Rikard Larja Pandi Raidhi | |
Aktorët tjerë | |
Timo Flloko |
Filmi “Kur zbardhi një ditë” është prodhuar në vitin 1971.
Është i përbërë nga tre pjesë: Armët, Ura, dhe Meçua.
- Skenari : Anastas Kondo, Ksenofon Dilo, Piro Milkani
- Regjia : Piro Milkani
- Operator : Petraq Lubonja
- Muzika : Feim Ibrahimi
- Producent :Kinostudio Shqipëria e Re.
Interpretojnë
RedaktoArmët
- Demir Hyskja......Shoferi Thoma Shpuza
- Birçe Hasko......Sulo ballisti
- Drita Haxhiraj......Gruaja e shoferit
- Hasan Konçi......Llogaritari
- Pandi Siku......Hamalli
- Zija Grapshi......Tipografi
- Ferdinand Radi......Tipograf
- Skënder Plasari......Anëtari i njësitit gueril
- Leka Krute......Ballist
- Myqerem Ferra......Oficer ballist
- Arqile Nesho......Ballisti 2
- Nazmi Bonjaku......Komandanti i Ballit
- Piro Sava......Profesori ballist
- Luftar Veshi......
- Vangjush Furxhi......
- Andon Qesari......
Ura
- Pandi Raidhi......Xha Loni
- Rikard Ljarja......Komisari
- Kadri Roshi......Kryetar i këshillit
- Bexhet Nelku......Kapiteni gjerman
- Adelina Xhafa......partizane
- Mihal Stefa......
- Albert Verria......Bakalli
- Tonin Ujka......Arixhiu
- Lavdie Bisha......Arixhofka
Meçua
- Timo Flloko......Meçua
- Gjyzepina Kosturi......Shërbyesja e manastirit
- Kristaq Mitro......Partizani
- Diana Panariti......Infermiere partizane
- Piro Eshi......Partizan i plagosur
- Kleopatra Skarco-Dokle......Mësuesja e partizaneve
Përmbajtja e filmit
RedaktoArmët
RedaktoShoferi Thoma Shpuza ngarkohet nga njësiti gueril i qytetit të Tiranës t’u dërgojë partizanëve ilegalisht armë, maskuar në thasë me miell për gjermanët. Maskimi zbulohet rastësisht nga një çetë ballistësh që kanë ngritur një postbllok. Shoferi ndiqet prej tyre dhe prej gjermanëve, deri sa plagoset paksa para se të mbërrijë te shokët e tij të malit.
Ura
RedaktoPas çlirimit të fshatit, një komisar bashkë me fshatarët dhe partizanët rindërtojnë një urë të hedhur në erë nga pushtuesit nazistë gjatë inkursionit të tyre mbi fshatin. Tanimë të arrestuar, u duhet të punojnë për rindërtimin e urës që shkatërruan vetë. Përmes dialogëve të dukshëm dhe të padukshëm analizohet lufta dhe palët e ngërthyera në të.
Meçua
RedaktoIsh-bariu Meço ka në ngarkim një grup partizanësh të plagosur që duhen shpënë në spitalin partizan. Rrugës, rrethohen në një manastir, të spiunuar. Meçua flijohet për të shpëtuar jetën e shokëve të tij të plagosur.