Drita Haxhiraj
Ky artikull nuk citon asnjë burim, prandaj mund të mos jetë i saktë. |
Drita Haxhiraj u lind në Tiranë më 3 prill të vitit 1947, është aktore shqiptare e cila ka luajtur edhe në skenën ndërkombëtare.
Studimet e larta i kreu në [[Instituti i Lartë i Arteve|Institutin e Lartë të Arteve] në degën e dramës, në 1967. Menjëherë pas diplomimit u emërua aktore në Teatrin Popullor. Për 25 vjet rresht interpretoi mbi 70 role në karrierën e saj në Teatrin Kombëtar, si edhe në kinematografi. Ka interpretuar me sukses në teatër tek “Shokët”, “Ngjarje në fabrikë”, “Një dimër i shkurtër”, “Fytyra e dytë”, "20 ditë”, “Prefekti”, “Vdekja e një komisioneri”, “Romeo e Zhulieta”, “Prometeu”, “Kush e solli Doruntinën”, "Andromaka", "Orët e Kremlinit", "Viti 1961", "Orfeu zbret në ferr", "Njeriu që pa vdekjen me sy", "Familja e peshkatarit", "Lumi i vdekur", "Shënomeni dhe mua", "Epoka para gjygjit", "Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo", "Miq të paftuar", etj. Ndërsa në kinematografi në filmat Debatik, Oshëtimë në bregdet, Vitet e pritjes, Ngadhënjim mbi vdekjen, Njësiti guerril, Fejesa e Blertës, Zemra që nuk plaken, Nxënësit e klasës time, Mondi dhe Diana. Gjithashtu ka interpretuar në Itali dhe Zvicër, në serialet La squadra, Diritto di difesa, Il falco e la colomba, si dhe në filmat Passo a due, La roulette.
Ka qenë 5 herë prezantuese e Festivalit të Këngës në RTV. Për punën e saj si artiste është nderuar me çmime të ndryshme si në Shqipëri, ashtu edhe jashtë saj.
Është bashkëshorte e aktorit dhe regjisorit Fatos Haxhiraj. Jeton me familjen në Itali, pas ikjes nga Shqipëria në vitet ’90.
Ky artikull në lidhje me një aktor është i cunguar. Ju mund të ndihmoni Wikipedinë duke e përmirësuar atë.