Kadri Roshi
Ky artikull nuk citon asnjë burim, prandaj mund të mos jetë i saktë. |
Kadri Roshi (Ballsh, 4 janar 1924 - Tiranë, 6 shkurt 2007) ka qenë një aktor shqiptar.
Kadri Roshi | |
---|---|
U lind në | Kadri Roshi 4 janar 1924 |
Vdiq | 6 shkurt 2007 |
Biografia
RedaktoLindi më 4 janar 1924 në Ballsh të Mallakastrës, i biri i Maksut dhe Sabrie Roshit, me prejardhje nga Libohova. E ëma i vdiq kur ishte 2 vjeç dhe më pas kur ishte 12 vjeç i vdiq edhe i ati[1].
Përfundoi studimet e larta në Zagreb të Kroacisë. Ai, e filloi karrierën e tij si supler, pastaj si aktor në Teatrin Popullor në moshën 21-vjeçare duke qenë një ndër krijuesit e këtij teatri. Që nga ajo kohë dhe deri sot ai numëron rreth 180 role në skenë teatri dhe 36 ne kinematografi, të cilat përbëjnë një jetë të madhe artistike, ku ndërthuren vështirësitë e një jete prej jetimi, çiraku, portieri kinemaje dhe deri tek aktori origjinal me portretin e njeriut të fisëm. Në krah ka pasur gjatë gjithë kohës aktorët e brezit të tij Drita Pelingu, Violeta Manushi, Tinka Kurti, Reshat Arbana, Marika Kallamata, etj.
Legjenda e skenës
RedaktoNga shumëkush është konsideruar si legjenda e skenës dhe ekranit shqiptar. Ai ka qënë një aktor brilant dhe me një talent të lindur. Në vitin 1995 është nderuar me Çmimin e Karrierës në Festivalin e Filmit Artistik, në vitin 1997 me Çmimin e Madh të Nderit. Ai është "Nderi i Kombit" nga viti 1999. Emri i Kadri Roshit është një kolos për filmin dhe teatrin shqiptar, ku ai la figura të spikatura që nuk do të harrohen kurrë.
Filmografia
Redakto- Kolonel Bunker (1998)
- Kaskadori shqiptar (1998)
- Mirupafshim (1997)
- Ali Pash Tepelena (1997) dokumentar, por i pazbuluar, shfaqet ne 28 shkurt 2009, 12 vite pas vdekjes
- Tingujt e harresës (1996)
- Plumbi prej plasteline (1995)
- Mikres mèrès - Ditët e shkurtra (1995)
- Një ditë nga një jetë (1994)
- Dhelpra dhe rrushte, Ezopi (teatër)
- Vdekja e burrit (1991)
- Fletë të bardha (1990)
- Misioni përtej detit (1988), Miço postieri
- Pesha e kohës (1988), Kryetari
- Rikonstruksioni (1988), Profesori
- Kur ndahesh nga shokët (1986), Islami
- Rrethimi i vogël (1986), Zenun Boriga
- Dasma e shtyrë (1984), Groshi
- Fejesa e Blertës (1984), Uani
- Apasionata (1983), Demosten Raufi
- Era e ngrohtë e thellësive (1982), Brigadier Rakipi
- Dëshmorët e monumenteve (1980), Jani
- Partizani i vogël Velo (1980), Bariu
- Ballë për ballë (1979), Belul Gjenomadhi
- Këshilltarët (1979), Kryetari i Këshillit
- Liri a vdekje (1979), Xha Hyseni
- Gjeneral gramafoni (1978), Parandili
- Njeriu me top (1977), Plaku Mere
- Shëmbja e idhujve (1977), Cubi
- Zemrat që nuk plaken (1977), Mësuesi në pension
- Fije që priten (1976), Marko Rovina
- Lulekuqet mbi mure (1976), Kujdestari
- Përballimi (1976) Neziri, kulaku
- Tokë e përgjakur (1976), Xha Arifi, mullixhiu
- Kur zbardhi një ditë (1971)
- Malet me blerim mbuluar (1971), Safa Ymeri
- I teti ne bronz (1970), Ademi
- Furtuna (1959), Oficeri italian
- Tana (1958), Lefteri
Lidhje të jashtme
RedaktoKadri Roshi tek IMDb
Referime
Redakto- ^ Molla, Ylli (14 prill 2011). "Kadri Roshi: Familja, pasuritë dhe borxhet e aktorit". Marrë më 25 shkurt 2018.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)
Ky artikull në lidhje me një aktor është i cunguar. Ju mund të ndihmoni Wikipedinë duke e përmirësuar atë.