Tinka Kurti

aktore shqiptare
This is the stable version, checked on 17 dhjetor 2022. 2 pending changes await review.

Tinka Kurti (lindur Thani; Sarajevë, 17 dhjetor 1932) eshte një nga aktoret më të njohura shqiptare. Puna e saj, që përfshin 60 vjet, përfshin më shumë se 50 filma artistikë dhe 150 shfaqje teatrore. Ajo është vlerësuar me medaljen Artistja e Popullit të Shqipëri.

Tinka Kurti
U lind në17 dhjetor 1932
Kombësiashqiptare
ProfesioniAktore e filmit dhe teatrit shqiptar
Vite aktiviteti1948-2022
FëmijëZef Kurti

Biografia

Redakto

U lind në Sarajevë, e bija e Dedë Kolë Thanit dhe gruas së tij hungareze, Elizabetës që aktorja në fëmijëri e quante Saveta.[1] Është më e madhja nga katër fëmijët. Aktualisht jeton në Tiranë. Familja e saj u shpërngul në Shkodër kur ajo ishte në moshë të vogël. Pjesën më të madhe të jetës e kaloi në Shkodër, ku edhe iu bashkua teatrit në moshë të re.

U ngjit për herë të parë në skenë kur ishte vetëm 16 vjeç[2]. Për disa vjet u aktivizua në teatrin amator në Shkodër. Më 1947 u përjashtua nga Liceu Artistik i Tiranës dhe nuk mori asnjëherë ndonjë diplomë shkolle, por kjo nuk e pengoi të bëhet një aktore e madhe dhe e shumë e kulturuar.

Që nga viti 1949 e deri sa doli në pension ishte aktore e Teatrit “Migjeni” të Shkodrës, ku interpretoi rreth 120 role. Veçanërisht e suksesshme në rolet e forta dramatike të nënave, por po kaq e suksesshme në komedi. Shkëlqen me role protagoniste në “Gjaku i Arbrit”, “Histori Irkutase”, “, “Fisheku në pajë” apo “Fejesa e Çehovit”. Kurti ka interpretuar edhe në kinema, në rreth 35 filma artistikë, duke filluar me filmin e parë shiptar të metrazhit të gjatë, “Tana”, më 1958.

Ndër vepra të tjera janë Nënë Pashako tek “Yjet e netëve të gjata” (1972), nëna tek “Çifti i lumtur” (1975), Sinjorina Mançini tek “Vajzat me kordele te kuqe” (1978), Gjyshja tek “Zemra e nënës”. Tinka Kurti ka marrë çmime të shumta, si në festivalet kombëtare të filmit, ashtu edhe në ato të teatrit. Këtyre çmimeve u shtohen edhe vlerësime të tjera të rëndësishme, si medaljaMjeshtër i Madh i Punës”, akorduar nga Presidenti i Republikës.

Dy kinema, një në Tiranë dhe një në Durrës mbajnë emrin e saj. Gjithashtu, emrin e Tinka Kurtit mban edhe një shkollë në fshatin Lekbibaj në Shqipëri.

Në vitin 2003, regjisori shqiptar Esat Teliti realizoi një dokumentar të titulluar thjesht "Tinka" kushtuar jetës së saj.

Ajo është aktive edhe në ditët e sotme. Një nga shprehjet e saj është:

"Nuk e kam frikë plakjen e as vdekjen, por kam frikë nga plakja e trurit, dhe në qoftë se ky moment vjen në jetën time, mendoj se do të isha dy herë e vdekur. Për këtë arsye dua të vazhdoj të punoj."[3]

Filmografia

Redakto

Lidhje të jashtme

Redakto

Tinka Kurti tek IMDb Biografia e plote e Tinka Kurtit

Referime

Redakto
  1. ^ ?, Agron (21 korrik 2010). "Tinka Kurti: Ju rrëfej origjininën time hungareze". lajmetshqip.com. Marrë më 14 mars 2018. {{cite web}}: |last= ka emër shifror (Ndihmë!); Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ http://www.shqiperia.com/kat/m/shfaqart/aid/3255/Tinka-Kurti:-Shkela-cdo-bestytni-per-puthjen-e-pare-te-filmit-shqiptar.html
  3. ^ "Kopje e arkivuar" (PDF). Arkivuar nga origjinali (PDF) më 27 shtator 2007. Marrë më 22 qershor 2007. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)