Marika Kallamata

This is the stable version, checked on 1 tetor 2023. 1 pending change awaits review.

Marika Kallamata u lind në Fier17 nëntor 1930, ishte nje aktore e njohur shqiptare.

Aktivitetin artistik e filloi në Teatrin Popullor, në vitin 1950. Ka interpretuar rreth 60 role, ku ndër më të suksesshmit janë: Ortensia, Aspasia, Mara, Fallxhesha, Nina, Ana, Nekija, dhe në mjaf role episodike ka qenë një aktore shumë e mirë. Edhe pse ishte e rrethuar nga dhjetëra aktore të suksesshme, Marika ruajti individualitetin e vet. Doli në pension, në tetor 1985, por Marika nuk u shkëput nga skena. Në vitin 2004 ajo u ngjit me kolegët e saj në skenë pas shumë vitesh, në dramën “Streha e të harruarve”, ku korri sukses me rolin e saj. Ka interpretuar pak role në filma artistikë. Është nderuar me titullin "Artiste e Merituar".


Ajo u nda nga jeta në moshën 89 vjeçare më 22 Dhjetor 2019 në Tiranë, Shqipëri.

Filmografia

Redakto

Burimet

Redakto


  Ky artikull në lidhje me një aktor është i cunguar. Ju mund të ndihmoni Wikipedinë duke e përmirësuar atë.