Kur po xhirohej një film
Kur po xhirohej një film është një film shqiptar i vitit 1981, i prodhuar nga Kinostudioja Shqipëria e Re. Me regjinë e Xhanfise Kekos, dhe prodhuar nga ajo dhe autores për fëmijë Shpresa Vreto, filmi trajton përjetimin e divorcit nga pikëpamja e një fëmije të ndjeshëm. Filmi thuhet se u frymëzua nga vështrimet personale të Kekos gjatë prodhimit të filmit Tomka dhe shokët e tij, konkretisht bazohet mbi përvojën e aktorit Herion Mustafaraj si fëmijë.[1][2]
Kur po xhirohej një film | |
---|---|
Regjia nga | Xhanfise Keko |
Shkruar nga | |
Luajnë | |
Montazhi | Shpresa Papapavllo |
Muzika | Aleksandër Peçi |
Kompania prodhuese | |
Shpërndarë nga | AQSHF |
Data e publikimit | 1981 |
Shteti | Shqipëri |
Gjuha | Shqip |
Përmbajtja
RedaktoFilmi trajton një temë të rëndësishme sociale në lidhje me familjen. Një film i ri po xhirohet në një qytet të vogël. Aktorët janë një grup fëmijësh. Genti i vogël është nën stres sepse prindërit e tij Liljana dhe Kujtimi janë ndarë për shkak të qëndrimit mikroborgjez të Kujtimit kundrejt Liljanës.
Prodhimi
RedaktoXhirimi i filmit u krye përgjatë muajve mars–prill 1981.[nevojitet citimi] Në Tiranë janë bërë xhirimet tek Rruga e Durrësit, tek lulishtja afër ish-Shkolla e Partise, tek ish-rruga e Postes afer sheshit ''Avni Rustemi'' ,tek ish- Kinostudioja ''Shqiperia E re '' dhe tek ish-Uzina e Autotraktoreve '''.Xhirime te tjera jane bere ne fshatin Dardhas,Cerrave ,Lin,ne Gurin e Kamjes ,ne ish-Hotel "Turizmi''te Pogradecit dhe ne Tushemisht. Premiera e Filmit u dha më 11 tetor 1981.[nevojitet citimi]
Rolet
Redakto- Viktor Zhusti si Kujtimi
- Violeta Dede si Liljana
- Sokol Angjeli
- Gentian Basha si Genci
- Bledar Islami si Albani
- Marjeta Ljarja
- Elvis Meçe
- Zhani Ziçishti
- Arsen Rexha
- Piro Xeci si drejtori i hotelit
- Xhoana Xhillari si Ela
Ky artikull mbi filmin është i cunguar. Ju mund të ndihmoni Wikipedian duke e zgjeruar atë. |
- ^ "Kur po xhirohej një film". Crossing Europe (në anglisht). Marrë më 2025-03-13.
- ^ "Historia e vërtetë e filmit "Kur po xhirohej një film"". albanian.cri.cn. Marrë më 2025-03-13.