Xhanfise Keko
Xhanfise Keko (1928-2007) ishte një regjizore e shquar shqiptare e shekullit të 20-të. Ajo ishte regjizorja e parë e filmit shqiptar për fëmijë dhe konsiderohet si pionierja e atij zhanri filmi në Shqipëri. Keko është gjithashtu edhe kineastja e parë femër në Shqipëri.
Jeta
RedaktoXhanfise Keko lindi më 27 janar të vitit 1928 në Gjirokastër. E filloi karrierën si montazhiere, një nga shtatë anëtarët themelues të Kinostudios “Shqipëria e Re”, më 1952. Pas një përvoje të gjatë si montazhiere e dokumentariste, filloi karrierën e regjizores, më 1971. Për 13 vjet, deri në vitin 1984, Keko realizoi 12 filma artistikë, që janë edhe sot mjaft të pëlqyer, sidomos për fëmijët. Të realizuar artistikisht, por edhe me vlera eduktative, filmat e Xhanfise Kekos kanë konkuruar me dinjitet edhe në festivalet ndërkombtëare. Përveç çmimeve e titujve të shumtë, në vitin 1984 u vlerësua me titullin e lartë “Artiste e popullit”, ka fituar edhe Kupën e Festivalit të Parë për filmin “Beni ecën vetë” në 1976. Xhanfise Keko është edhe regjisorja e parë shqiptare e vlerësuar me çmime ndërkombëtare. Në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit për Fëmijë dhe të Rinj në Xhifoni (Itali), ka fituar medalje për filmat “Beni ecën vetë”, “Pas gjurmëve” dhe “Tomka dhe shokët e tij”. U nda nga jeta më 22 dhjetor të vitit 2007.
Veprat si regjizore
Redakto- Taulanti kërkon një motër (1984)
- Një vonesë e vogël (1982)
- Kur xhirohej një film (1981)
- Partizani i vogël Velo (1980)
- Pas gjurmëve (1978)
- Tomka dhe shokët e tij (1977)
- Malësorët pas komisarëve (1976)
- Tinguj lufte (1976)
- Beni ecën vetë (1975)
- Për popullin, me popullin (1975)
- Reportazh nga Tropoja (1975)
- Qyteti më i ri në botë (1974)
- Mimoza llastica (1973)
- Kongresi i 6 PPSH (1972)
- Kryengritje në pallat (1972)
- Shkolla tingujt ngjyra (1972)
- ABC...ZH (1971)
- Nga festivali artistik i fëmijve (1969)
- Kalitemi nepërmjet aksioneve (1968)
- Lart flamujt e aksioneve (1968)
- Ato çajnë përpara (1967)
- Gra heroike shqiptare përpara (1967)
- Miqësi e madhe unitet luftarak (1966)
- Tregim për njerzit e punës (1963)
- Kongresi i 3 i PPSH (1952)
Si editore
Redakto- Pas gjurmëve (1978)
- Tomka dhe shokët e tij (1977)
- Beni ecën vetë (1975)
- Qyteti më i ri në botë (1974)
- Krevati i perandorit (1973)
- Plagë të vjetra (1968)