Karafil Shena
Karafil Shena (1956-). Aktor. Lindi në Sarandë, më 19 mars. Mbaroi shkollën e mesme të Kulturës në vitin 1976 dhe më pas një stazhi pune në minierën e kripës Sarandë, hyri në Institutin e Lartë të Arteve* (dega e dramës), të cilin e mbaroi në vitin 1981. Po në këtë vit filloi punën si aktor në Estradën e Sarandës*, ku punoi 6 vjet, duke luajtur në tre premiera çdo vit, me 4-5 role te secila. Interpretoi në dramën Monserati rolin e tregetarit, dhe në komedinë muzikore Flokë Dëbore në Prill të Pëllumb Kullës*. Në vitin 1987 u emërua aktor në teatrin “Aleksandër Moisiu”* të Durrësit, luajti role të parë atë: Gjashtë vjetë e V. Hebës, Përshpëritje në Shtepinë e Matildës (kapteri Xhorxh), Ylli Pa Emër e M. Sebastian (shefi i stacionit), Lebra e H. Ball. Në kinematografi ka luajtur në filmat: Në Cdo Stinë (pseudoshkrimtari), Dy Herë Mat 1986 (polici), Dritat e Qytezës (Sandri), Kërcënimi [[1981 (Jace), Kush Eshtë Vrasësi 1989 (Danieli). Emigroi në Greqi në vitin 1993. Interpretoi në teatrin “Neos Kosmos” në dramën dygjuhëshe (greqisht-shqip) Emigrantët të polakut Mrozhek, rolin e intelektualit. Është aktivizuar në shfaqje të tjera të teatrove greke, si: Gostia e La Vitalit, Dyer të Mbyllura të Zhan Pol Sartrit, si edhe në filmat grek: Mirupafshim në rolin e Çelos, Brazileva (rol episodik), Mbreti në rolin e shqiptarit, Pengu rol episodik. Bën një lojë të kombinuar midis rrafshëve të buta e të përthelluara psikologjike dhe toneve të forta, të shoqëruara me një temperament impulsiv e vrullime të veprimit fizik; po ashtu, kalon lirisht nga gjëndjet dramatike në ato komike.
Filmografia:
Redakto- Në çdo stinë 1980 Fotaqi
- Kërcënimi 1981 Jaçe
- Dritat e qytezës 1983 Shoku Sandër
- Të shoh në sy 1986 TV
- Dy herë mat 1986 Polici
- Zëvendësi i grave 1987 Meti
- Shkëlqimi i përkohëshëm 1988 Berberi
- Kush është vrasësi 1989 Danieli
- Njerëz në rrymë 1989
- Amnistia 2011
- Ballkan Pazar 2011
Ky artikull në lidhje me një aktor është i cunguar. Ju mund të ndihmoni Wikipedinë duke e përmirësuar atë.